“Çmënden” kinezët, 150 milionë euro për Aubameynag

4 Janar 2017, 15:13Sport TEMA

Pierre Emerick Aubameynag është vënë në shënjestrën e klubeve kineze.

Futbolli Kinez është duke bërë oferta marramendëse për shumë lojtarë të njohur në Europë, ku deri më tani janë afruar shumë emra të njohur si Carlos Tevez, Witsel, Oscar etj.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra SIPG Shanghai i ka ofruar Borussia Dortmundit 150 milionë euro për të marrë shërbimet e Aubameynag.

Ndërsa lojtarit i kanë ofruar një paga të majme që do të jetë rredh 41-milionë euro në sezon.

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez është lojtari më i paguar në botë për momentin pasi përfiton 40-milionë euro në sezon tek ekipi i Shenhua Shanghai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje