Prezantohet Boniface: I lumtur që jam pjesë e Partizanit

4 Janar 2017, 12:42Sport TEMA
Prezantohet Boniface: I lumtur që jam pjesë e Partizanit

Mathew Boniface është prezantuar zyrtarisht tek skuadra e Partizanit.

Sulmuesi 22-vjeçar doli paraditen e sotme në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e përgjithshëm, Genc Tomorri, duke u prezantuar ne fanellën e kuqe ku do të mbajë të veshur numërin 9.

Në fjalën e tij Mathew Boniface u shpreh mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e Partiznit ku theksoi se nuk u mendua gjatë për tu bërë pjesë e të kuqve.
“Të jem i sinqertë jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Partizanit këtu në Shqipëri.  Pata një eksperiencë disa ditore me Skënderbeun dhe arsyet që nuk qëndrova aty tashmë janë bërë të ditura. Besoj se me kalimin te Partizani kam bërë zgjedhjen e duhur. Vij nga kampionati Kosovar që për mendimin tim është disi i çuditshëm , unë kam provuar të luaj në kampionate dhe skuadra mjaft kompetitive, ndërkohë që futbolli kosovar ndryshon shumë nga kampionatet  ku jam aktivizuar .Për mua kampionati Shqiptar është shumë më tepër dhe mendja ime gjithmonë ishte të jem pjesë e këtij kampionati pasi është mjaf i fortë dhe cilësor” tha Boniface.

Më tej ai tha dhe arsyen se pse zgjodhi të ishte pjesë e Partizanit duke u shprehu se ekipi ka shumë shanse që të shpallen kampion

“Perse zgjodha Partizanin !! Arsyeja ishte sepse Partizani u treguar i gatshëm të më bentë pjesë të tij . Klubi dhe drejtuesit janë treguar mjaft të dashur me mua do të thoja siç i shpreh prindi dashurinë fëmijës së tij dhe kjo gjë më ka bërë shumë përshtypje dhe e vlerësoj shumë. Nga momenti që mësova se Partizani  ishte i interesuar për mua nuk u mendova dy here. Kam parë shumë ndeshje të skuadrës , madje edhe ato që ka luajtur në Kupat e Evropës. Më pëlqen kjo skuadër pasi i përshtatet shumë stilit të lojës time dhe jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e këtij klubi dhe dua të jap gjithçka timen edhe në kampionatin shqiptar për më tepër të ndihmoj klubin në fitimin e titullit kampion. Me sa kam ndjekur skuadra është mjaft e fortë dhe mendoj se 99% ka shanse të fitoj titullin , kjo skuadër jep maksimumin në çdo ndeshje. Mezi pres ti bashkohem ekipit në stërvitje , përsa i përket golave , objektivi im është të realizoj 10 gola” përfundoi Boniface.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje