Arlind Ajeti vendos të sfidojë serbin Mihajloviç, qëndron te Torino

4 Janar 2017, 12:00Sport TEMA

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, duket se ka vendosur të hedhë poshtë të gjitha mundësitë e ndryshimit të ekipit në këtë merkato dimërore dhe vazhdojë të qëndrojë te Torino.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, trajneri serb Sinisha Mihajloviç është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të Bovos drejt Peskarës. Ky boshllëk në mbrojtje e ka bërë futbollistin shqiptar që të vendosë të sfidojë trajnerin e ekipit duke luftuar për një vend në formacionin titular.

Mbetet për t’u parë se sa mund t’ia dalë Ajeti të bindë Mihajloviçin se nuk ka nevojë për përforcim tjetër në mbrojtje, por paraqitjet e vitit të kaluar me Frozinonen dhe sidomos ato në Kampionatin Europian me Shqipërinë japin shpresë se mbrojtësi kuqezi mund ta kalojë këtë provë të vështirë, shkruan “Panorama Sport”.

Gjatë këtij sezoni Ajeti ka luajtur vetëm 120 në Kupën e Italisë në ndeshjen përballë Pizës, ku nuk pati shumë punë për të treguar vlerat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje