Të gjithë e mbajnë mend një fushatë lutje, të organizuar për t’i mbushur mendjen Adnad Januzajt, që të bëhej pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, në prag të finaleve të “Euro 2016”.
Por ne nuk morëm asnjë përgjigje, madje as negative, përveçse disa frazave pa shumë sens të të atit të Adnanit, i cili duket se merret edhe me menaxhimin e tij. Më pas, Januzaj pranoi të ishte pjesë e përfaqësueses së Belgjikës, një skuadër elitare europiane dhe dukej se babai kishte të drejtë që priti aq gjatë. Në atë kohë flitej për një futbollist që po shpërthente tek Mançester Junaitid dhe kush nuk do të donte ta kishte në skuadër, shkruan “Sfidanti”.
Më pas, vetëm për çështje muajsh, vjen një rënie e frikshme, madje me ritme shumë më të shpejta se sa shkëlqimi. Januzaj u largua nga Mançesteri, por dështoi edhe tek Dortmundi, ku u dërgua me formulën e huazimit. Nuk është më fare në planet e Roberto Martinez, trajnerit të Kombëtares së Belgjikës, ndërkohë që e vetmja përfaqësuese që po interesohet aktualisht për të është ajo e Kosovës, që ashtu si De Biazi dikur, ka të nëjtat probleme me Januzajn major.
Së fundi, Adnani ka gjetur si “barkë shpëtimi”, ish-trajnerin e Mançesterit, David Mojes, njeriun që e ka vlerësuar më shumë dhe tashmë është pjesë e Sandërlendit, skuadër që ndodhet vetëm tri pikë larg Suonsit të vendit të fundit në Premier, madje ekipi nga Uellsi ka luajtur edhe një ndeshje më pak. Edhe tek skuadra e re, futbollisti shqiptar i lindur në Bruksel, ka luajtur vetëm 12 ndeshje, pa shënuar asnjë gol, pra shumë shpejt për një 21 vjeçar të fillojë dishezën…
e,dava shqiptari mer.
si flak kashte.
fryhen si gjeldeta dhe perfundojn si pula t rrjepme n tav t vitit t ri !
kshtu bejn gjith shqiptart. po ti ngjosh mrena shqipnije apo sesi flasin me njeri tjetrin ,thu se jan kerthiza e botes.
kur dalin jasht dhe ballafaqohen me t tjeret,i shef shqiptart sesi sillen ,si lango.
komb pordhac.
fryhen si tullumbac
kur tullumbaci plas
ngelet shqiptari si pras.
vallahi,mre jeremino,djali i qut qeke!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jeronimo ke degjuar ndonjehere kur rrasin tullumbacin e mbushur me acid ne fytyre? Shqiptari e ben edhe kete gje. Prandaj rri urte edhe mbaj vendin. Sepse Jonuzaj eshte pordhac, s’do te thote qe te gjithe Shqiptaret ashtu jane.
Adnan , te fala babit se te shkatrroi karrieren…