Vëzhguesi i Bajernit të Mynihut, Xhorxho Kiashini, ka folur për Radio Crc duke treguar futbollistët e skuadrës së Napolit që janë nën vëzhgimin e klubit gjigant të Gjermanisë.
Ndër të tjerët, ai ka folur edhe për Elseid Hysajn, mbrojtësin e kombëtares shqiptare, që me paraqitjet e tij është vendosur në fokusin e bavarezëve, shkruan “Panorama Sport”.
“Napoli ka shumë lojtarë të talentuar me vlerë të madhe dhe për këtë i duhen bërë komplimente përgjegjësve të merkatos së klubit. Hysaj bën pjesë te lojtarët e rëndësishëm”, ka thënë Kiashini.
Gjatë vjeshtës që lamë pas Hysaj rinovoi kontratën me Napolin për 5 vjet, deri në fund të sezonit 2021, dhe për ekipet jashtë Italisë që duan të marrin shërbimet e tij, ai ka një klauzolë prej 50 milion eurosh