Diego Costa ka zbuluar një prapaskenë gjatë merkatos së verës së kaluar.
Bomber spanjoll që luan me skuadrën e Chelsea është shprehur se gjatë verës ka qenë shumë pranë largimit nga “Blutë e Londrës”, por theksoi se nuk është penduar që vendosi të qëndrojë sërish.
“Isha pranë largimit. Doja të ikja për shkaqe familjare, jo për probleme me klubin. Jam shumë i lumtur këtu, tifozët më duan. Ishte tepër e rëndësishme që drejtuesit më rikonfirmuan mbështetjen që prej fillimit” u shpreh Diego Costa.
Për sulmuesin spanjoll ka pasur mjaft interes nga shumë skuadra ku klubi i fundit që i bëri ofertë ishte nga kinezët e Tianjin, por e refuzoi këtë ofertë.
Costa ka një kontratë me Chelsea deri në vitin 2019-të.