Rey Manaj drejt Spanjës e kërkon Las Palmas

2 Janar 2017, 14:21Sport TEMA

Rey Manaj duket se nuk do të jetë më pjesë e ekipit Italian të Pescarës. Për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare është interesuar ekipi i Las Palmas.

Spanjollët edhe pse me një organikë të tejmbushur në repartin sulmues, shohin te Manaj sulmuesin ideal.

Gjithsesi për konkretizimin e kësaj marrëveshje, duhet pritur dhe miratimi i ekipit të Interit që zotëron kartonin e lojtarit por edhe vetë sulmuesi, i cili ka oferta në Itali.

Tek Pescara, Manaj ka arritur të realizojë 2-gola në 12 ndeshje. Për tu përmendur është edhe fakti që sulmuesi shqiptar dhe trajneri i Pescarës Masimo Odo, nuk kanë pasur raporte të mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje