Rei Manaj rikthehet tek Interi

29 Dhjetor 2016, 15:21Sport TEMA

Për Manaj ka shfaqur interes Empoli por një opsion është dhe transferimi në kampionatin spanjoll

Rei Manaj është drejt fundit të aventurës së tij me skuadrën e Pescarës, pas përplasjeve që pati me trajnerin Massimo Oddo.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të rikthehet tek skuadra e Interit e cila zotëron kartonin e 19-vjecarit.

Megjithatë qëndrimi i tij tek zikaltërit në këtë edicion nuk pritet të zgjasë shumë pasi drejtuesit e klubit të Interit po punojnë që t’i gjejnë një tjetër ekip talentit kuqezi, për të vazhduar karrierën në gjysmën e mbetur të sezonit.

Për Rei Manaj, në Serinë A ka shfaqur interes skuadra e Empolit, por një tjetër opsion është dhe transferimi në kampionatin spanjoll.

Sipas mediave italiane janë disa skuadra të La Ligës  që janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit kuqezi.

1 komente në “Rei Manaj rikthehet tek Interi”

  1. adi says:

    Mire bere qe ike. Me pak fat ndoshta shperthen ne Spanje . Suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje