Skuadra e Partizanit arriti që t’i mbyllë dy fazat e para të kampionatit në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Dy faza mjaft të mira për të kuqtë pasi janë vetëm një pikë larg vendit të parë që mbahet nga skuadra e Kukësit.
Në një prononcim për “Supersport”, drejtori sportive i Partizanit, Edmond Haxhia i bëri një analizë këtyre dy fazave të para ku foli dhe për performancën e skuadrës në Kupat e Europës.
“Skuadra riformatohet për të realizuar objetivat e sezonit. Në Europë kemi pasur një ecuri pozitive. E kemi pritur që të jemi në vendet e para të klasifikimit. Kemi bërë më të mirën e mundshme gjatë dy fazave por me pak kujdes mund të kishim marrë më shumë pikë, veçanërisht me Tiranën dhe Kukësin por shumë shpejt do ta shikoni Partizanin në vend të parë”
Haxhia theksoi se skuadra me ardhjen e Starovës ka ndryshuar tërësisht të cilët e kanë treguar rezultatet positive.
“Përveç humbjes në Kukës edhe Sormani ka bërë detyrën e vet shumë mirë. Në kupat e Europës u përfaqësuam mirë por për arsye ambjentimi, Starova e njeh shumë mirë kampionatin dhe është njeriu i duhur për ta shpallur Partizanin kampion”.
Ndërkohë përsa i përket merkatos së janarit drejtori sportiv i të kuqve tha se rikthimi i Mazrekajt nga dëmtimi është një nga perforcimet më të rëndësishme. Ai përmendi dhe disa emra lojtarësh që do ti bënin punë Partizanit.
“Mazrekaj do të jetë blerja më e madhe e Partizanit nëse do të vijë në formën e tij optimale. Me të forcohet shumë linja e sulmit. Për t’i dhënë më të mirën skuadrës duhet të shënojmë dhe në po punojmë që trajneri të ketë sa më shumë sulmues në dispozicion. Kemi menduar të forcojmë skuadrën në sulm dhe këtë e bëmë me Boniface, ndërsa për Sukaj dihen vlerat dhe mendoj se do të na ndihmojë që të arrijmë te titulli.”
Ai përmendi dhe disa emra lojtarësh që do ti bënin punë Partizanit.
“Bregu, Shkodra dhe Telushi janë emra që do ta përforconin shumë skuadrën për vitin e ardhshëm” tha Haxhia./f.b