Prej disa ditësh po flitet me të madhe për transferimin e Ergys Kaçes te Skënderbeu.
Duket një lëvizje e bujshme, por menxheri i lojtarit ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke e quajtur një mashtrim këtë gjë.
Drini Caushi është shprehur për Sport Ekspres se:
‘Kaçe te Skënderbeu? Mashtrim, nuk ka asnjë gjë të vërtetë te ky lajm. As që kemi biseduar me Skënderbeun, nuk e dimë nga dalin këto lajme. Kaçe po stërvitet me Paokun dhe klubi e ka në planet e së ardhmes’.
Por gjithashtu Caushi zbulon edhe një prapaskenë shumë të bujshme:
‘Kemi marrë vetëm një ofertë zyrtare, nga Kukësi, në zyrën e presidentit Safet Gjici, por e kemi refuzuar me mirësjellje, sepse Kaçe nuk vjen në Shqipëri’.
Sido qe te jete lajmi , real apo i rreme, Mire do te ishte , te niste revolucionin e kthimit te yjeve te futbollit shqiptar ne Shqiperi. Kjo do te forconte automatikisht super ligen shqiptare edhe rrjedhimisht, kombtarja do te fuqizohet edhe me shume. Me mire te kampionet e Shqiperise sesa as rezervat ne Greqi.
TEMA PERPIQU TI PUBLIKOSH ATO QE SHKRUAJ UNE, MOS ME BENI TA COJ TEMEN FAIT… URIME PER 2017
ME SE FUNDI . BRAVO ? urime per 2017
Qendroni shqiptar aty ky jeni edhe mos bini pre e mashtruesve.