Manchester United ka gati 50-milionë euro për të marrë James Rodriguez

2 Janar 2017, 16:18Sport TEMA

James Rodriguez pritet që të largohet nga skuadra e Realit të Madridit gjatë merkatos së verës. Mesfushori kolumbian nuk po gjen hapsirat e duhura tek skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane, dhe ka vendosur që të largohet nga klubi madrilen, raportojnë mediat britanike.

Për Rodriguez ka shfaqur interes skuadra e “Premier Leagues”, Manchester United, që ështe e gatshme të bëjë një ofertë të majme për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

“The Sun” shkruan se drejtuesit e “Djave të Kuq” janë ta gatshëm t’i ofrojnë Realit të Madridit 50-milionë euro për të lënë të lirë Rodriguez që të transferohet në “Old Trafford”.

Gjithashtu të gatshëm për të marrë shërbimet e kolumbiant janë dhe Chelsea dhe PSG, por Manchester United është në avantazh për të sigruar kartonin e talentit James Rodriguez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje