Ilir Daja pritet që së shpejti të emërohet në krye të pankinës së Skëndërbeut.
Presidenti i kampionëve të shqipërisë, Ardjan Takaj, më shumë mundësi do të shkarkojë teknikun Italian, Andrea Agostineli i cili nuk ka pasur një ecuri positive në krye të pankinës bardhekuqe.
Në listë për të drejtuar për pjesën e mbetur të sezonit klubin korçarë është takniku Ilir Daja.
Daja i cili së fundmi ka drejtuar skuadrën e Tiranës, pritet që së shpejti të prezantohet në krye të ekipit të Skëndërbeut.
Tekniku kryeqytetas është më i pëlqyeri në kampin korçarë i cili në karrierën e tij ka drejtuar mjaft skuadra të njohura të futbollit shqiptar, si dhe ka arritur që të fitojë dhe dy tituj kampion me Elbasanin dhe Dinamon.