Roben: Nga Reali u largova prej presidentit dhe Ronaldos

2 Janar 2017, 20:31Sport TEMA

Holandezi i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben, është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Reali i Madridit disa vite më parë, e cila përfundoi pasi spanjollët afruan në ekip lojtarë si Kristiano Ronaldo dhe Kaka.

Ai tregon se kishte patur dëshirë të vazhdonte te Reali pasi e ndjente veten në formë të mirë, por presidenti Perez nuk i dha shansin të tregonte vlerat, shkruan “Panorama Sport”.

“Ishte një verë e çuditshme. Florentino Perez u rikthye si president dhe u bënë blerje të bujshme dhe të shtrenjta si Kristiano Ronaldo, Kaka, Benzema dhe Ksabi Alonso. Mua dhe agjentit tim na thanë që klubi mund të arkëtonte disa para nga shitja ime, por unë nuk doja të ikja. Kisha bërë fazën përgatitore më të mirë ndër vite dhe nuk më dhanë shansin të tregoja sa vleja”, është shprehur Roben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje