Mancheter United e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2017-të duke marrë tre pikët e parë në transfertë përballë skuadrës së West Hamit.
“Djajte e Kuq” fituan me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e javës së 20-të të “Premier League”.
Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga tekniku Jose Mourinho u shënuan nga Juan Mata në minutën e 63-të, ndërsa goli i dytë u shënua nga bomber suedez Zlatan Ibrahimoviç në minutën e 78-të.
Kjo ishte fitorja e pestë rradhazi për United i cili po hedh pas krahve momente e këqija që kishte në fillim të sezonit.
Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 39-pikë të grumbulluara./TemA/