Armando Sadiku dhe Jahmir Hyka drejt Serie A...

3 Janar 2017, 14:07Sport TEMA

E ardhmja e sulmuesit Armando Sadiku mund të jetë në kampionatin italian te skuadra e Palermo-s. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport” 25-vjeçari  është një ndër objektivat e presidentit Zamparini në merkaton e janarit për të shpëtuar skuadrën që në këtë sezon lufton për mbijetesë.

Performanca e mirë e sulmuesit elbasanas me Zürich-n por edhe niveli që ka treguar në sezonin e fundit në Superligën zvicerane me skuadrën e Vaduz-it ka bërë që Sadiku të jetë një alternativë serioze për sulmin e Palermo-s.
Në këtë sezon futbollisti i kombëtares shqiptare ka zhvilluar 12 ndeshje në kampionat me Zürich-n ku ka shënuar 5 gola, ndërsa në Europa League ka zbritur në fushë në tre takime duke e tundur vetëm një herë rrjetën.

Duhet theksuar fakti se Sadiku ka qëndruar jashtë fushave për rreth 2 muaj për arsye dëmtimi. Gjithsesi faza e rikuperimit ka shkuar me sukses dhe sulmuesi ka rigjetur formën e tij më të mirë, shkruan “Telesport”.

Për të firmosur me të, Maurizio Zamparini duhet të fitojë konkurencën me Lugano-n pasi me ardhjen në drejtim të Paolo Tramezzani-t, Sadikun e dëshiron edhe skuadra e ish-ndihmësit të De Biasi-t.

Gjithashtu përveç 25-vjeçarit, Zamparini ka në listën e afrimeve edhe mesfushorin me tipare sulmues të kombëtares shqiptare, Jahmir Hykën. 28-vjeçari prej disa sezonesh aderon në kampionatin zviceran me skuadrën e Luzern-ës duke treguar një nivel të lartë. Së fundmi interes për ish-mesfushorin e Tiranës kanë shprehur ekipe nga Superliga turke, si dhe nga kampionati amerikan.

Hyka ka pranuar se do t’i pëlqente të kalonte në MLS, megjithatë në rast se vjen një ofertë e kënaqshme nga drejtuesit e Palermo-s, 28-vjeçari nuk do të mendohej dy herë. Ky është sezoni i tij i 7-të në Superligën zvicerane, deri në këtë pikë të kampionatit mesfushori ka zbritur në fushë në 15 ndeshje duke shënuar 6 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje