Julian Draxler prezantohet tek PSG-ja

3 Janar 2017, 14:42Sport TEMA

Julian Draxler është zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të francës PSG-së.

23-vjeçari është prezantuar me fanëllën e PSG-së diten e sotme, ku ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur për katër vite e gjysëm.

Talenti 23-vjeçar që ka qenë pjesë e skuadrës gjermane të Wolfsburg, është transferuar tek PSG-ja me shifrën e 47-milionë eurove.

Në fjalën e tij të parë si lojtari më i ri i kampionëve francez, Draxler është shprehur do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën që të fitojë trofe.

“Për herë të parë në karrierën time do të luajë në një shtet tjetër. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi, që është bërë një klub i madh në Europë. Do të  jap maksimumin që të ndihmoj ekipin për të fituar trofe të tjerë” tha Draxler.

Talenti gjerman ka nënshkruar një kontratë deri në 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje