Partizani, ekipi nis nesër përgatitjet

3 Janar 2017, 14:15Sport TEMA

Pas pushimeve të fundvitit, Partizani do ti rikthehet seancave stërvitore për tu përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit.

Përmes një njoftimi klubi i Partizanit bën të ditur se ekipi do të nisë përgatitjet me datë 4-janar.

15-herë kampionët e vendit do të kryejnë dy seanca stërvitore në kryeqytet, ndërsa më pas do të udhëtojnë drej Antalyas për të vijuar minifazën përgatitore.

Gjatë qëndrimit në Antalya të kuqtë do të kenë mundësi që të zhvillojnë dhe dy takime miqësore me skuadrën e Fenerbhace dhe Qabala.

Njoftimi i plotë i Partizanit

“Ekipi do të filloj të mërkurën përgatitjet për të vijuar luftën drejt titullit kampion në dy fazat e mbetura të Kampionatit. Në orën 14:00 në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë skuadra në drejtimin e Trainerit Starova dhe stafit teknik do të zbresë për të parën herë në fushë për vitin e ri 2017. 15 –të herë kampionët e vendit kanë planifikuar të zhvillojnë 2 seanca stërvitore në Tiranë ndërsa në datën 6 do të udhëtojnë drejt Antalias ku do të zhvillojnë edhe minifazën përgatitore. Në Turqi të kuqtë do të luajnë edhe dy teste miqësore me gjigandët turq të Fenerbahçe dhe Qabala të azerbaixhanit, në program në datat 11 dhe 13 Janar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje