Milani kërkon të blindojë portierin Donnarumma i cili është një nga pikat më të forta në formacionin e Viçenzo Montelës.
Portieri kuqezi i cili në shkurt do të festojë 18-vjetorin është një nga më të kërkuarit në merkato pasi me performancat e tij i ka mahnitur të gjithë.
Në këtë mënyrë drejtuesit e Milani janë duke përgatitur ronovimin e kontratës së tij që do të jetë edhe për pesë vite të tjera.
Pavarsisht se menaxheri i portierit, Mino Raiola, nuk ka hapur ende dritën jeshile bisedimet janë në rrugën e duhur.
Me kontratën e re Donnarumma do të përfitojë një pagë shumë herë më të lartë se kjo që përfiton aktualisht.