Kukësi, Ernest Gjoka zbulon dëshirën e merkatos: Dua një mesfushor krahu

3 Janar 2017, 15:32Sport TEMA

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka shprehur hapur dëshirën e tij që klubi ti afrojë një mesfushorë krahu.

Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, Gjoka zbulon dëshirën tij duke i dhënë një sinjal presidentit të skuadrës Safet Gjicit.

“Ne trajnerët gjithmonë dëshirojmë të kemi sa më shumë lojtarë cilësorë, por në këto momente nëse do të ishte e mundur do të doja të afrohej një mesfushor anësor.” tha Gjoka.

Verilindorët kanë dominuar kampionatin në dy fazat e para duke qenë në krye ta tabelës së klasifikimit. Kukësi do të udhëtojë drejt Antalyas për të kryer fazën përgatitore të dimërit ku do të bëjë dhe dy miqësore me Basaksehirin dhe Neftci Bakun, që për trajnerin Gjoka do të jenë dy teste të rëndësishme.

Nuk do t’i quaja miqësore luksi por dy takime shumë të rëndësishme për të kuptuar se ku do të jemi me përgatitjet para nisjes së pjesës së dytë të sezonit, ku pritet një garë vërtet shumë e ashpër”

Në fund tekniku i kryesuesve të kampionatit tha se Partizani dhe Skënderbeu janë dy ekipet që Kukësi do të luftojë për titullin kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje