Tranjeri i Manchester City, Pep Guardiola, është rikthyer të flasë edhe një herë për të ardhmen e tij.
Tekniku spanjoll ka theksuar se pasi të mbyllë karrierën e tij në futboll do të zhduket nga ky sport.
“Pasi ta mbyll me futbollin, nuk do të më shikoni më në jetën tuaj. Do të zhdukem totalisht. Mund të më gjeni vetëm në fushat e golfit” tha Guardiola.
Ish Trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munchen tha se asryeja pse zgjodhi Manchester City ishte se donte të provonte veten në një tjetër klub.
“Sitin e zgjodha sepse doja të provoja veten. Nuk kam pritur që të bëj mrekullira që në vitin e parë. Edhe te Barcelona apo Bajerni futbollin më të mirë e kam prodhuar në vitin e fundit. Por trofetë që i kam fituar nuk kanë qënë vetëm falë meje, por edhe falë futbollistëve të shkëlqyer që kam pasur nën drejtim” deklaroi Guardiola.