FOTOT/ Partizani zbret në fushë, zhvillon seancën e parë stërvitore për 2017

4 Janar 2017, 16:41Sport TEMA
FOTOT/ Partizani zbret në fushë, zhvillon seancën e parë

Partizani i është rikthyer seancave stërvitore duke zbritur për herë të parë për këtë vit në fushën e lojës.

Nën drejtimin e trajnerit, Sulejman Starova, lojtarët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore për këtë vit në kompleksin sportive “Internacional Tirana” në Pezë.

Në këtë seancë të parë stërvitore, trajneri Starova ka pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve ku ka qenë i pranishëm dhe sulmuesi i ri Boniface që u prezantua ditën e sotme.

15-herë kampionët e vendit do të kryejnë nesër seancën e fundit stërvitore në Tiranë, pasi do të udhëtojnë drejt Turqisë në Antalya për të kryer fazën minifazën përgatitore.

Në Antalya të kuqtë do të kryejnë dhe dy ndeshje miqësore me Fenerbahçen dhe Qabala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje