Pas mbarimit të pushimeve për festat e fundviti, Tirana ka nisur përgatitjet në kompleksin “Skënder Halili” nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa.
Në seacën e parë stërvitore tekniku Josa e ka pasur grupin e lojtarvë të përgjysmuar për shkak të disa mungesave të lojtarëve kryesorë.
Përmes një njoftimi klubi i Tiranës deklaron se numri i reduktuar i lojtarëve në seancën e parë ishte për arsye se disa lojtarë janë jashtë vendit me pushime dhe kanë marrë leje nga klubi.
Muca sot eshte ribashkuar me grupin nderkohe qe Dorian Kerciku ka vijuar i diferencuar per tu bashkuar me skuadren ne ditet ne vazhdim.
Në këtë seancë Gjergji Muzaka dhe Dorian Kërçiku janë stërvitur të diferencuar, ndërsa Gentjan Muça është bashkuar me grupin.