Princi i Uellsit, tashmë 68 vjeç, është përfshirë në një skandal tradhtie bashkëshortore.
Çarls duket se ka pasur një marrëdhënie me sipërmarrësen Sue Townsend.
Detajet kanë dalë në librin “Princi Çarls: Pasionet dhe paradokset e një jete”.
Në kohën kur ka ndodhur kjo lidhje, Çarls ka qenë i martuar me Ledi Dianën dhe paralelisht e tradhëtonte atë me Kamila Parker, e cila u bë gruaja e tij disa vite më vonë.
Burime brenda pallatit mbretëror u kanë thënë mediave rozë se detajet e përmendura në libër e kanë nxehur jashtë mase Kamilën.
“Ajo është ndier e poshtëruar dhe shumë e inatosur, sepse gjithmonë ka menduar se e kishte Çarlsin në dorë”.
“Ata kanë ndarë shtratin për vite me radhë, madje Kamila ka injoruar faktin se ishte e martuar me një prej miqve të Çarlsit, Andrew Parker-Bowles.
Ajo e ka përdorur seksin për ta kontrolluar princin dhe ideja se ai mund të tundohej nga një grua tjetër, sidomos më e re në moshë, e ka bërë tmerrësisht xheloze.
Ajo shpërtheu keq kur mori vesh për bjonden Sue”, thotë burimi.
“Kamila nuk e ka problem ta thotë atë që mendon dhe Çarlsi e mori plotësisht mesazhin kur ajo nuk ngurroi t’i gjuante me një statujë fildishi duke bërtitur: Si mund të më tradhtosh dhe të më poshtërosh publikisht?”.
Sue, e cila është 67 vjeç, nuk e ka mohuar lidhjen me princin.
“Tani Kamila 69-vjeçare ndihet e tradhtuar. Ajo e ka kapërdirë romancën e Çarlsit me Barbra Streisand dhe lidhjen e tij të fshehtë me Catherine Zeta-Jones.
Madje, edhe e ka falur për fotot ku ai shfaqej duke puthur një djalë të ri.
Ajo e ka mbyllur gjithnjë njërin sy për tërheqjen e tij ndaj meshkujve, sepse vetë ka dashur gjithnjë të bëhet mbretëreshë”, thotë burimi brenda pallatit mbretëror. (TemA TV)