Pas lertës së hapur në gazetën TemA të Eda Zhitit, nënës së Atjon Zhitit që humbi jetën në aksidentin e dy viteve më parë, ka ardhur përgjigjja edhe nga familja e djalit, të cilin ajo e quan fajtor të kësaj ngjarjeje.
Babai i Serxho Martinianit, 21-vjeçarit që tashmë lëviz mbi një karrige me rrota, pasi i mbijetoi aksidentit, në një intervistë për “Panorama” e justifikon deri diku ato që vetë i quan fyerje nga ana e familjes Zhiti.
Leonard Martiniani thotë se familja Zhiti vërtet ka pasur një dhimbje të madhe, por ajo sipas tij ua ka errësuar gjykimin.
Pasi hezitoi fillimisht për të reaguar në lidhje me letrën e Eda Zhitit, Martiniani më pas rrëfeu në një intervistë edhe peripecitë që ka kaluar me djalin që i mbijetoi aksidentit tragjik.
Ndërsa tha se i konsideron fyerje të gjitha ato që janë thënë në media nga nëna e shokut të djalit të tij.
Fakti që djali i tij nuk i ka takuar prindërit e Atjtonit, sipas Leonard Martinianit ka të bëjë vetëm me pamundësinë e tij për të lëvizur.
Ndërsa sa i përket videos që nëna e Atjonit kërkon nga familja e tij, babai i Serxhos shprehet se ato janë kujtime që i biri i ndan me miqtë e tij.
“Nuk e di ku e shohin veten prindërit e Atjonit, te miqtë, apo tek armiqtë e Serxhos”, shprehet Leonard Martiniani.
“Im bir ka qenë shok me Atjonin. Dhe çfarë vlerësimi ka pasur ai për shokun e vet, i ka thënë në një emision që ka qenë i ftuar. Vlerësimet e djalit tim për shokun e vet i keni dëgjuar edhe vetë, ai flet me superlativa për të. Shumë pozitiv, shumë djalë i mirë. Shkrimi që ju thonë ka goxha fyerje, a ku di unë se si ta quaj. Ne gjithmonë e kemi vlerësuar se ata, pra familja Zhiti, vërtet ka pasur një dhimbje të madhe dhe mendoj se dhimbja ua ka errësuar gjykimin. Dhe po i bën që të nxjerrin gjëra që nuk janë të sakta. Fyerje për Serxhon vetë, për të ëmën, për mua”, thotë ai.
Një nga pakënaqësitë, le të themi, të shprehura në letrën e Eda Zhitit është pretendimi se djali juaj nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar me ta…
Nuk është e vërtetë. Fakti është që im bir ka folur në telefon me të atin e Atjonit. Në ato fillime kur ne sapo kishim ardhur nga Gjermania. Ai i është shprehur që donte ta takojë dhe Serxho i ka thënë që kur të dojë të vinte ta takonte. Kjo pasi djali im është me karrocë dhe e ka të pamundur. I ka bërë edhe ato pyetjet që ai donte të bënte, pak a shumë se si ka ndodhur aksidenti dhe i ka marrë përgjigjet që donte të merrte. Madje, një nga arsyet se përse im bir ishte në emision në dhjetor, ishte pikërisht që në mënyrë indirekte t’ua jepte ato përgjigje që ata donin. Gjithçka çfarë ata pyesin, përgjigjet i kanë aty. Aty ku ka folur djali im në atë emision. Ku po shkonin, çfarë po bënin, ku kishin qenë atë natë, çfarë marrëdhëniesh kishin me njëri-tjetrin, këto janë pyetjet dhe përgjigjet i morën.
Jeni takuar me familjen Zhiti pas aksidentit?
Familjarët e Atjonit na kanë ardhur, ashtu siç edhe ne u kemi shkuar për ngushëllim të nesërmen e ditës së aksidentit. Edhe ata kanë ardhur 2-3 ditë më mbrapa në spital. Por me sa pamë, jo sepse ishin shqetësuar për shëndetin e shokut të djalit të tyre. Donin të siguroheshin se edhe Serxho do të ikte nga kjo botë.
I thoshin infermieres: “Çfarë, i keni bërë ndonjë qetësues këtij për të më bërë qejfin mua?” Ndërkohë që djali ishte në koma dhe kjo është provë tashmë. Është me foto, me video, si u katandis dhe u bë gjysmë njeriu. Është thyer nga koka deri te këmbët, gjithçka.
Që nga gishti i këmbës, kofsha, mushkëritë, kolona, krahu, koka, gjithçka. Puna e parë sapo shkoi në Gjermani ka qenë operacioni në kokë. Sigurisht që ishte një aksident që askush nuk e donte.
Një aksident që mund të ishte fatal edhe për djalin tim. Historia ka treguar, ka pasur raste të tjera tani vonë, të dhimbshme, po me motor, raste të ngjashme, që nuk ka shpëtuar dot asnjëri. Ishte fati i tij.
Babai eshte ne te drejten e vet. Nena e Zhitit beri leter per linçimin e djalit qe shkaktoi aksidentin.
Ligesia nuk ka brire, do rast qe te shfaqet.
Sme duket koment i nje prindi. O njeriu me ment mendoe ne trupin tend si te dhemb ashtu me dhemb, po vetem kur mer fryme….
larg qofte tae mos ta kishte. Turp….
Ajo e jema e djalit qe nderroi jete eshte shum zemer zeze
Ne fakt vertet qe dhimbja e tyre esht e madhe , por letra e saj rezatonte vetem ligesi ,
Ai ishte nje aksident qe mund ti ndodhe kujtedo , sidomos kur jane te rinj , se te rinjte ecin shpejt
keshtu qe ajo zonja nuk kishte te drejte te bente ate leter …. aq me teper pastaj qe ky cuni levizka me karroce …
Jam i sigurt se Serxhio do te donte te ishte ne vend te Artionit. Mbas prinderve te tij , dhimjen me te madhe ai e ndjen. Mos te ishte dhembja , do ta kisha humbur respektin per zj. Zhiti.
Mire e the dhimbja ju ka erresuar mendjen dhe se per ta duhet te vdes edhe djali juaj qe ajo te kete paqe
Tani ky prindi te mos haje mjalte kot, kur e gjithe kjo histori eshte shkaktuar sepse i biri i tij ecte si i cmendur me mbi 160 km/ore. Te tjerat jane dytesore. Djali i tij i mori jeten shokut vetem per fajin e tij, asgje tjeter. Fakti qe eshte vete ne karroce dhe i demtuar nuk i heq barren e vrasjes se shokut nga idiotesia e tij. Kaq, nuk ka pse te merremi me gjerat e tjera.
Po shokut po te mos i pelqente shpejtesia , ti thoshte :.. Mbaje se do zbres . Dhe shpetonte
Por sic dukej edhe atij i pelqente , ndaj dhe qendronte ne motorr me te
Ore jeten atij ja mori Perendia . Ky djali ecte me motor qejfin e tij dhe nuk e kishte marr me zorr ne motor ate shokun qe humbi jeten
Qënke i mendimit për t’a vrarë këtë te mbijetuarin. Bukur atëhere. Ti do t’a vrasësh. Nuk t’a mban?
E po qepe atëhere se na çave trapin me idiotësira.
Na u bere gjykates plepash.
Dy te rinj qe ngasin motorrin apo makinen si te çmendur, eshte nje gje e zakonshme ne tere Europen, por me shume be Shqiperi.
Ata dy djemte Jane viktima te kultures dhe edukates si jane rritur, te perkedhelive te prinderve, dhe te moshes se tyre.
Duhet tu bertasesh femijeve sa Jane te vegjel, tu flasesh vazhdimisht se si te sillen kur dalin nga shtepia, sepse kur rriten? Aha, e kane marre Eugen pastaj. Ose t’i merr Perendia, thote populli, ose te behen per karroce, ose I edukon qeveria neper burgje, si djalin e asaj Luiza Xhuvanit, qe doli me televizion dhe e quajti ‘shpirti I mamit’, kur duhet te thoshte “o gangsteri i mamit”.
Çdo gjë ndodh per nje aresye, dhe prinderit e Atjon Zhitit te mos kerkojne fajin diku tjeter, sepse jane po me aq faj said edhe prinderit e atij djalit tjeter. Dy djem nuk mund të rrine bashke dhe te behen shoke te ngushte po qe se nuk jane si njeri tjetri.
Kjo ngjarje le te behet mesim per shume prinder, por njerezit nuk para mesojne nga gabimet e te tjereve.
Mama e Atjonit ka vetem 1 faj. nuk arriti te edukonte djalin qe mos te shoqerohej me familje jevgjish te degjeneruar…
Nje i zi, nje i bardhe, nje engjell, nje djall. Lat nam me gjithe ate shushken e visarit qe ne vend te jet ne krah te te birit e shokut, bejne show per pak vemendje e pushtet. Nene egoiste! A ju hengert inati juaj me gjith budalleqet qe nxirni nga goja!
Po dhe mua nga gjuha e edukuar e mendova njeher mos je po nuk doja tju ofendoja.Mamaja e tij ka bere shume mire qe e ka len tw shoqerohet me ty Erik se nuk ka komplekse me ngjyren po me edukaten.Ju jevgjit edhe pse te zinj e keni shpirtin me te bardhe se disa njerez te tjere qe gjithe jeten jane edukuar per te qene shpirt bardhe po shpirti vdes me robin nuk ndryshohet.Nje njeri qe lind shpit lige ashtu vdes .Nuk kemi cti bejme.
Nje i zi, nje i bardhe, nje engjell, nje djall. Lat nam me gjithe ate shushken e visarit qe ne vend te jet ne krah te te birit e shokut, bejne show per pak vemendje e pushtet. Nene egoiste! A ju hengert inati juaj me gjith budalleqet qe nxirrni nga goja!
Me siguri i mbaruan leket qe moren nga firma e ndertimit duke i harxhuar neper promovime librash e shkrime ku nxjerrin vetem shpirt ligesine e tyre.Normal qe detyren do e bej gjer ne fund ndaj Ramave se njeri e kthen nga Vatikani e tjetri e shet duke ja nxjerr te palarat sesa leke mori me zarf prej tij .Po ca do prisje nga nje njeri si ai kur sa ishte Pd ju lepinte atyre dhe tani per pak pushtet shiti dhe te birin.Njeri skuth kete e thonje shoket e burgut e shumica e kuksianeve qe e njohin mire .Eshte dhe shume i lexueshem nje njeri qe rrin po sy permbys nuk di njehere te ngrej koken e te shikoj tjetrin ne sy.Turp dhe per gazetat qe bien pre e ketij njeriu i cili lepihet neper telefona per te ribotuar shkrimin.Aq njeri i ndyre eshte.
Edlira, Laura dhe Grigor jane I njejti person, tezja e Serxhios qe per te mbrojtur mostren qe shkaktovi kete tragjedi, shpifin e baltosin familjen e viktimes, familjen Zhiti. Ah more djaj qe qelbni dheun, sa te poshter e keni ate goje. Per te mbrojtur felliqesiren tuaj, beni cdo gje. Fekale mbi dhe jeni.