Dy deputetët e rinj të parlamentit shqiptar do të jenë Flamur Çelaj dhe Edmond Zejno.
KQZ vendosi sot që ata të jenë zëvendësuesit e deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të cilët janë shkarkuar më herët për shkak se nuk kanë deklaruar plotësisht të dhënat e tyre në formularin e dekriminalizimit.
Flamur Çelaj, është një prej emrave më të rëndësishëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës, ku në zgjedhjet elektorale të vitit 2013 garonte i dyti në listën e kësaj force politike.
Ndërkohë, nga ana tjetër Edmond Zejno njihet si një prej figurave kyçe të PDIU-së në Sarandë pasi gjatë garës elektorale, ai u angazhua për të ndërtuar një fushatë të fortë.
Me hyrjen e tyre ne parlament, mazhoranca rrit numrin e deputetëve të saj për shkak se ish-deputeti Tahiri kishte shkëputur mardhëniet me PDIU-në duke u pozicionuar përkrah Partisë Demokratike.
Edhe pse KQZ emëroi sot dy deputetet e rinj, ende nuk dihet se si do të rrjedhë situata pas vendimit përfundimtar që do të japë gjykata Administrative lidhur me mandatet e tyre.