Pas drejtësisë, objekt i kontrollit dhe i verifikimit të ligjshmërisë së pasurive, do të jetë politika. 140 deputetë të Parlamentit Shqiptar do t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të deklaruara si dhe hetimit për pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit.
Kështu parashikon paketa me ndryshime në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve, e cila do të shqyrtohet në ditët në vijim nga Komisioni i Ligjeve, për t’u miratuar më pas nga Parlamenti.
Ndryshimet reflektojnë rekomandimin GRECO-s, që parashikon se:‘Deklarimet e pasurive të deputetëve të jenë objekt i kontrolleve të plota dhe më të shpeshta’.
Në këtë kuadër, neni 9 i projektligji ndryshon nenin 25/1 të ligjit ekzistues, duke zvogëluar intervalin kohor të kryerjes së kontrollit të plotë të pasurisë së deputetëve, 1 herë në 2 vjet.
Por, meqenëse edhe afati kohor në ligjin ekzistues nuk është zbatuar për shkak të arsyeve të ndryshme, me miratimin e projektligjit të ri, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të nisë menjëherë kontrollin e pasurisë së 140 ligjvënësve.
Kërkesa e ndërkombëtarëve
Në kuadër të kontrollit të pasurisë së deputetëve, ekspertët e misioneve të EURALIUS dhe OBDAT, në relacionin e projektligjit, i kërkojnë Kuvendit që të rrisë numrin e inspektorëve të ILDKP.
“Për sa më sipër, Kuvendi duhet të marrë në konsideratë faktin se rritja e shpeshtësisë së kontrolleve do të kërkonte në një të ardhme të afërt edhe rritjen e burimeve njerëzore të ILDKPKI-së. Shtimi i numrit të inspektorëve dhe ndihmës-inspektorëve do të mundësonte zbatimin rigoroz të ligjit dhe një kontroll më cilësor të deklaratave të subjekteve deklaruese.
Aktualisht, ILDKPKI-ja përbëhet nga 57 punonjës, prej të cilëve 24 janë inspektorë dhe ndihmës inspektorë për një volum pune prej 1400-1500 kontrollesh të plota dhe hetimesh administrative në vit.
Për rrjedhojë, çdo binom inspektor dhe ndihmës inspektor realizon 125 dosje/ kontrolle të plota në vit ose 10,5 dosje në muaj”, thuhet në relacionin shpjegues të projektligjit.
Institucionet
Të gjitha institucionet shtetërore janë të detyruara që të vënë në dispozicion të ILDKP dokumentacionin e nevojshëm, në funksion të hetimit të pasurive të deputetëve dhe funksionarëve të tjerë të parashikuar në ligj.
Neni 10 i projektligjit, nëpërmjet ndryshimeve të propozuara në nenin 26 të ligjit ekzistues, krijon aksesimin e drejtpërdrejtë të të dhënave, gjatë procesit të kontrollit nga ILDKPKI-ja, nga të gjithë institucionet shtetërore mbajtës të tyre.
“Nga eksperienca/ praktika e deritanishme, ka rezultuar se nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të ndryshme (p.sh. ALUIZNI etj.) për dhënie aksesi në bazat e tyre të të dhënave, në përputhje me kuadrin ligjor e institucional në fuqi, jo gjithmonë ka qenë efektiv, pasi kryesisht është bazuar në marrëdhënie individuale të drejtuesve të institucioneve përkatëse”, kanë shpeshuar hartuesit.
Sekreti hetimor
Projektligji krijon mekanizma, që deputetët të mos informohet gjatë hetimit të pasurisë së tyre, me qëllim që të mos vihen në lëvizje për të fshehur pasuritë apo për të penguar inspektorët e ILDKP.
“Parashikimi ligjor i propozuar në nenin 26 të ligjit do të përbënte një hap cilësor në përmirësimin e marrjes së informacionit/ të të dhënave të caktuara.
Në këtë mënyrë, ai do të evitonte dhe përhapjen e informacionit në burime të gjera dhe të panevojshme apo njoftimin e zyrtarit/es nën hetim administrativ i/ e cili/a mund të përpiqej për të fshehur pasurinë e vendosur në mënyrë të paligjshme duke penguar kontrollin e saktë dhe të plotë të iniciuar nga ILDKPKI-ja”, kanë sqaruar ekspertët.
10-fishohen gjobat
Ndryshimet e propozuara kanë të bëjnë me ashpërsimin e sanksioneve të ligjit ekzistues duke adresuar dhe rekomandimet e ekspertëve të BE-së, të cilët sugjerojnë deri dhjetëfishimin e masave administrative me gjobë për të gjitha shkeljet e parashikuara në këtë dispozitë.
Në këtë logjikë, gjobat e parashikuara në nenin 40 të ligjit propozohen që të rriten deri në pesëfishimin e vlerës maksimale të tyre (të cilat arrijnë një vlerë maksimale prej 500 000 lekësh) dhe kjo për të gjitha shkeljet e ligjit të kryera nga zyrtari, personi i lidhur me të, eksperti dhe personi përgjegjës i institucionit publik dhe privat.
Ashpërsimi i sanksioneve administrative u bazua në vlerësimin se niveli aktual i gjobave është ende tepër i ulët duke mos e përmbushur funksionin e tij ndëshkues për të dekurajuar zyrtarët në shkeljen e dispozitave të këtij ligji.
Kompetencat e reja
Neni 7 i projektligjit i cili ka ndryshuar pikën 3 të nenin 16 të ligjit ekzistues, synon t’u japë kompetenca të reja inspektorëve të Inspektoratit të Lartë. Tashmë inspektorët, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kontrolluese, rikontrolluese apo hetimore administrative do të gëzojnë edhe atributet e policisë gjyqësore.
Por, në çdo rast, veprimet e kryera nga inspektorët e ILDKPKI, të cilëve me ligj u akordohen atributet e policisë gjyqësore, duhet të jenë në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit të Procedurave Penale dhe Ligji për Policinë Gjyqësore.
Ky model njihet dhe zbatohet edhe në vende të tjera si Letonia, e cila ka krijuar Zyrën e Parandalimit dhe Luftës kundër Korrupsionit me funksione dhe kompetenca të përziera si në fushën administrative edhe në atë penale.
Deklarimi i pasurisë, pesë ndryshimet e propozuara
Neni 6/ Në nenin 7, pika 1, 2, 3 dhe 5 ndryshohen si më poshtë:
1. Të gjithë subjektet, të cilët sipas këtij ligji mbartin detyrimin për deklarim, duhet të deklarojnë çdo vit të gjitha pasuritë e grumbulluara, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, përfshirë burimet e krijimit të tyre, si dhe angazhimet në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, që ekzistojnë në momentin e deklarimit, përfshi çdo lloj të ardhure të krijuar nga këto angazhime ose veprimtari.
2. Deklarimi para fillimit të punës, sipas nenit 5/1 të këtij ligji, dhe ai pas largimit nga funksioni, sipas nenit 7/1 të këtij ligji, janë raste të veçanta të deklarimit periodik.
3. Të gjithë zyrtarët dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të paraqesin deklaratën e tyre deri më 31 mars të çdo viti, pranë autoritetit ose strukturës përgjegjëse të institucionit publik, të parashikuar në shkronjën “b” të pikës 2 të nenit 41 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar.
4. Për qëllim të deklarimit periodik vjetor, sipas pikave të mësipërme të këtij neni, ndër personat e lidhur me zyrtarin, mbartin detyrim për deklarim vetëm bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/esja dhe fëmijët madhorë./Shqiptarja.com
Keto qe thoni jane idiotizma me deputete nuk do lajmerohen po para lajmerohen se do kontrollohen. Ne vertet themi se parlamenti eshte e mbushur me injorante te pa arsimuar po per te mbuluar vjedhjet e tyre jane mjeshtera dhe profesioniste te istriktuar dhe drejtuar ne menyre shembellore nga dyshja e felliqur Berisha – Meta te mbrojtura nga bandat e tyre ne parti e drejtesi.
MONSTRAt qi jone dhe HAJDUTAT ma e rrezikshme ne PARLAMENTI e Shqypnis osht dyshja LIke-Monike ,kta kon ble ene nji qenush te zi,Pare Spahiun ,kushrinin e Ministrit te PA.Drejtsis te cilin e ka vu deputet ne Diber ene jo tu hudh valle sa nga Shkodra deri ne Korçe.
Konja e zeze dinake Pare Spahiu osht pasurue shum,ene njiher sulmon Edi ramen ,heren tjeter munohet me konkurue Like Mutin.
Lojnat e tyne te qelbta kon nji qellim ,te shpetoj pasunin qi kon vue duke jua vjedh shqiptarve kto 25 vite.
c po kenaqen komunistet dhe dembelet qe s duan te levizin bythen per me punu dhe me bo pasuri por duan te rrijn nen hijen e shtetit ku te tjeret te punojn dhe ata te rrijn dhe te hajn si dembel stambolli.
ata po kenaqen sepse askush tash nuk do ja kaloj ne pasuri por do jen te gjith fukarenj si n koh te dull komunizmit kur njerzit rrinin dhe hanin bar.
po rivendoset dikatatura e prolletariatit sipas modelit amerikan tash.
edhe dulla nga bota tjeter po kenaqet nga parashikimi I tij historic ,
dulla tha se revolucjoni do triumfoj edhe ne amerik. po ndodh. amerika si fillim po eksperimenton ne shqipni,si qender eksperimentesh,dhe nese ka rezultat do vendoset edhe ne amerik.
pasketaj s do ket me amerikan qe do mbaj duret ne xhepa sepse policija do ja kontrolloj pa hesap.
bile,do vendosen edhe kamera ne dhomat e shtepive te banimit per me pa edhe se si pallohen ciftet,a pallohen rregullisht apo jo,se po nuk u pallun burr e gru ka dyshime qe burri ka dashnore gje qe esht korrupsjon.
mos harroni te shtoni edhe ate nenin e kontrollimit dhe numerimit te qimeve te bythes cdo janar sipas propozimit te xhozefina topallit “shkoj per lesh”.
tu matet edhe perimetri I qafes deputetve dhe, kush trash qafen ne burg se ka vjedh.
edhe nji gje:
breket me dryn duhet tu aplikohen. dryni duhet te jet me kod secret qe vetem CIA ta dij. pasketaj s do ket me klysh kurve dhe kurv qe ta luajn bishtin sepse s do I eci me. bolet dhe dafllaket e deputetve ne kasafort mo! ky esht ligji me I mir per te mbajt te paster figuren e deputetit.
edhe enveri do t ja kishte zili sepse ai edhe ato pak dryna qe kishte I kishte teknologji e vjeter ruse,dryna te ndryshkun bollshevik qe nuk punonin mir,madje ne disa raste bllokoheshin gje qe I linte partijaket me vite pa pallu edhe dafllakun e tyre te ligjshem.
Grupi i hetimit duhet të jetë Amerikan që tua qi motrat këtyre hajdutëve me damkë. Nëse Rama arrin ta reformojë politikën dhe dënojë shpërdoruesit , i fiton zgjedhjet përjetë.
Dridhen deputetet nga frika e kontrollit,SIDOMOS DEPUTETET E PD-ke,qe jane kredhur ne korrupsion te papare ndonjehere.Sali Berisha,u la dore te lire te vjedhin pa limit ,ministrat e tij,deputet dhe drejtoret, e shejtani me te birin,sa,sote jane bere miljarder.Po Saliu vet? Atij i ka hyre tartakuti,dhe nuk po gjene vrim ku te futet.Hunda i eshte zgjatur,veshet i jane holluar,kurrizi i ka dal dhe shtremberuar me shume.Mendja i ka fluturuar per laraska.I shkreti,eshte per te qar e per te kenduar me çifteli.
o cu knoqem me prralla ka 70 vjet me kto prralla..iku nastrdini erdh enveri masanej kalamojt e enverit..sala..tosi..p.majko..sala..likja..ene lugati si omelsine ooo burraaaaaa ti qim nonen popllit shqiptar ta dhjesim me prralla
AS DHE NJE QIME NUK DO TI LEVIZ ATYRE . KETO BEHEN VETEM PER TI HEDHUR HI SYVE POPULLIT MJERAN ,I CILI NUK SIGURON AS BUKEN .NE PERFUNDIM DO TE DALIN TE GJITHE TE PASTER DHE ME BORXHE .
Shqiperise nuk i duhen te tilla ligje.I duhet konsensusi per te vazhduar sot e perpara.
Ngado qe te shkosh ne te gjithe bregdetin jugor
Banoret tregojne Se jane te ilir metes Por te
Regjistruara ne emra te tjereve Cfar mund tebeje
Hetuesi ne keto raste kur padroni tyre ju ka
Bere te qarte Se kjo do te ndodhe ?
Te bashkuar hajdute te majte e te djathte jane te pathyeshem.Cdo gje e planifikojne se bashku prapa dyerve te mbyllura.Edhe keta qe hiqen sikur duan te bejne shtet jane njesoj te perlyer.
perderisa po arrijne ta shyjne me sot e me neser kuptohet qe kane arrit te shpetojne kryesoret dhe si perfundim do kurbanizojne ndonje peshk te vogel majtas e djathts sa per sy e faqe…….