Italia në dorën e “Lëvizjes 5 Yjet”, fundi i Europës, një sulm i mundshëm bërthamor nga Koreja e Veriut, rënia e ekonomisë së Kinës. Janë pak a shumë këto fatkeqësitë që parashikohen nga bankat tregtare për vitin që sapo ka filluar. Media italiane “Il Tempo” ka përmbledhur disa analiza të bankave të ndryshme për të sjellë ato që mund të jenë fatkeqësitë e vitit 2017. Mundësia që të ndodhin nuk është shumë e lartë, megjithatë duhen marrë në konsideratë.
Zgjedhje të parakohshme në Itali: Nëse kryeministir Gentiloni nuk ia del të çojë para mandatin, në pushtet mund të vijë “Lëvizja 5 Yjet”. Mund të bëhej një referendum mbi euron dhe një rikthim te lireta. Do të hapej kështu një fazë paqartësisht dhe Italia do të rrezikonte një periudhë plot dyshime e krizë.
Fundi i BE: Një fitore e ekstremit të djathtë në Holandë, Francë apo Gjermani në vitin që sapo hymë, do të sillte padyshim fundin e Europës, siç e njohim të gjithë.
Lamtumirë “ashpërsisë”: Partitë tradicionale do të pranojnë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ringjallur ekonominë me programin e ashtuquajtur të ashpërsisë. Do të ketë një shpërndarje të madhe obligacionesh europiane, kundër ashpërsisë gjermane. Fillimisht do të ketë një orientim ndaj projekteve infrastrukturore për 1 miliard euro, në mënyrë që të tërhiqen kapitale.
Koreja e Veriut: Kim Jong Un po zhvillon një program bërthamor dhe ka premtuar se do ta përfundojë brenda 2017. Kërcënimi i tij drejtuar SHBA, nëse do bëhej realitet, do të shkaktonte një kaos të paparë ndonjëherë, dhe jo vetëm në tregjet financiare.
Pekini: Kina është konsumatori më i madh në botë për lëndën e parë dhe prodhon rreth 15 përqind të GDP botërore. Rënia ekonomike e Kinës do të hidhte në erë ekuilibrat botërore. Një ngadalësim i Kinës është parë në vitet e fundit dhe nëse thellohet gjatë këtij viti, tregjet financiare do të pësonin kolaps.
Dollari dhe paratë virtuale: Nëse Trump do të rrisë shpenzimet shtetërore, do të thellohet borxhi duke bërë që të shtohen taksat dhe inflacioni. Dollari do të kapë shifra astronomike. Kjo do të bënte që shumë vende të kërkonin një valutë alternative ose do drejtoheshin te paratë virtuale si “Bitcoin”.
Proteksionizmi: Shtimi i proteksionizmint amerikane dhe fundi i tregtisë së lirë janë një prej planeve të Trumpit. Por kjo mund të sjellë një luftë tregtare me Kinën dhe shkatërrimin e aleancave tregtare që ekzistojnë aktualisht. / TemA
Pritet edhe nje asteroid shume i madh te godase Token ne daten 1 Prill 2017. Me daten 2 Prill jeta do te vazhdoje normalisht dhe do te behen parashikie te reja per katastrofat qe e presin Boten mbas vdekjes me helmim te Kim Jong Ungut.
Nuk e kuptoj perse eshte fatkeqesi po qe se “5 yjet” vine ne pushtet ne Itali. Mos e quajtem ne fatkeqesi kur fitoi zgjedhjet Edvin Palluqe Rama?
ne fakt qe askush spo komenton
te gjithe jemi dakord per kto.
PER njerez negativ dhe çyrk ne arsyetim , ose qe nuk duan as shtet as rregull por vetem mutehane ne kte vend te tera te kqiat e kan emrin EDVIN siç i thot idhulli yt i degraduar fare mostra kti kombi saliu , kokrrat e antikapatve , te ofendosh nje njeri qe e do me shum se gjysma popullsis ne pushtet , kjo tregon qe ose ke konflikt interesi me personin ne fjal , ose gjykimi jot ska kurrfar vlere se je komplet i pa drejt ne gjykimin tend por kur muncia i jepet kujdo per koment komento dhe ti.
Ti qe shkruan “muncia” ne vend te “mundesia” me verte qe je kontigjent i armates se kulturuar te popullit shqiptar. Fakti qe mua me duket fatkeqesi Edvin Palluqe Rama, nuk ka te beje fare me Saliun, por mendja jote e kufizuar nuk eshte e zonja ta mbroje Edvinin si i tille, po kercen e shan Saliun. Une i shaj qe te dy, se qe te dy nje mender jane. Mos harro qe edhe Saliu ishte kryeminister me votat e me shume se gjysmes se popullsise. Puna eshte se tashti Saliu ka celsat e kashtes, kurse Edvin Palluqja ka gjithecka ne dore dhe ne vend te ndreqe ndonje gje vazhdon te demtoje.
Po tashti qe te jepet edhe ty mundesia te komentosh a ke ndonje xhevair tjeter?