Çapaliku në Zululand flet për Shkodrën e librit të vet “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”: Jam një hibrid gegë-toskë, por kulturalisht jam 100% shkodran

9 Janar 2017, 20:38Sociale TEMA

Biseda e sotme në Zululand kishte në fokus Shkodrën, më saktë një libër mbi Shkodrën të shkruar nga Stefan Çapaliku. Libri titullohet “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, dhe është gjysmë libër autobiografik, gjysmë fiction. “Unë kam shkruar një roman”, saktësoi vetë Çapaliku.

Nano kish veçuar një pasazh ku Çapaliku fliste për Shkodrën si për një qytet të shëmtuar të ndërtuar në një vend të bukur, dhe Çapaliku shpjegoi se më këtë kishte  dashur të nënvizonte dëmet që i janë bërë Shkodrës herë pas here nga dora e njeriut. Më tej, u fol për identitetin shkodran, për botën shkodrane në përgjithësi, për marrëdhëniet e diferencat mes të krishterëve e myslimanëve (në libër këto diferenca marrin disa forma: myslimanët u bënë tifozë me Muhamet Aliun, ndërsa katolikët me Joe Frazer-in; ose katolikët shihnin RAI-n, ndërsa myslimanët shihnin televizionin jugosllav, etj), për “produktin hibrid” që del nga lidhja gegë-toskë, etj.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun.

1 komente në “Çapaliku në Zululand flet për Shkodrën e librit të vet “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”: Jam një hibrid gegë-toskë, por kulturalisht jam 100% shkodran”

  1. Valter says:

    Nuk esnte pkoblem qe cdo njeri prej nesh te cmendet sipas menyres se tij.Problemi eshte kur njekohesisht cmendemi te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje