Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Evropën janë bërë një problem edhe për zhvillimin normal të mësimit.
Në Shqipër acari është kthyer në mjet politik ku PD po e përdor për të sulmuar qeverinë mbylljen e shkollave. A thua që vetëm në Shqipëri i ftohti ka bllokuar jetën normale të funskionimit të institucioneve.?
Në fakt sot mediat italiane e kanë patur lajm dite faktin se moti i keq ka paralizuar jetën e mësimdhënies.
“Klasat dhe ngrirësit: shkollat të mbyllura nga Milano në Palermo. “
Gazetat italiane kanë shkruar mbi problematikën që ka shkaktuar dimri i acartë në Itali, si në mbarë Evropën.
Në artikullin e publikuar nga Corriere Della Sera shkruhe se shkollat vuajnë nga i ftohti, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngrirjes së ngrohësve.
Sipas artikullit të cilin mund ta lexoni të plotë KËTU,(( http://ëëë.corriere.it/scuola/primaria/17_gennaio_09/aule-freezer-scuole-chiuse-il-freddo-palermo-milano-44eaa3dc-d673-11e6-b48b-df5f96e3114a.shtml)) ka probleme në shumë shkolla nga Milano në Palermo. Roma është poashtu duke mos zhvilluar mësim për shkak të mosndezjes së ngrohësve për mbi 15 ditë që kanë qenë ditë festash, nuk po vihen dot në punë. Corriere Della Sera shton se edhe në Itali ngrohja në shkolla është akoma problem i pazgjidhur plotësisht.
shkruan se: (( http://ëëë.lagazzettadelmezzogiorno.it/neës/home/844725/scuole-chiuse-a-bari-lunedi-e-martedi-decaro-studenti-studiate.html )
“Kryetari i Barit, Antonio Decaro, për shkak të vazhdueshme të kushteve të këqija të motit, vendosi mbylljen e shkollat e qytetit për të hënën dhe të martën 9 10 janar. Pak minuta më parë Njoftimi erdhi me anë të Facebook nga kryetari i komunës. “Sot dhe nesër në shkollat e Barit do të jenë të mbyllura, për shkak të kushteve të këqija të motit që janë konfirmuar.”
Brindizi po ashtu: “Shkollat e komunave të Brindisit do të jenë të mbyllura të hënën. “Për shkak të motit të keq të vazhdueshëm dhe acar, në mënyrë që të sigurohet siguri maksimale dhe parandalimin e ftohtit” – shkruan në Provinca në Facebook Maurizio Bruno – “kam vendosur me kryetarët e provincës së Brindizit, në marrëveshje me prefekti Annunziato Varde, për të mbajtur mbyllur për ditën e hënën, 9 janar 2017, të gjitha shkollat e të gjitha niveleve, në komunat e provincës së Brindizit.”
Kjo është situata në Itali, e transmetuar nga mediat italiane.
Por, çpo ndodh në Shqipëri?
Ndërkohë që Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka marrë po të njëjtat masa, sulmohet nga opozita (E cila kur ishte në pushtet ngrohjen e shkollave e la si problem të madh të hapur)./lexo.al
aha asnje salist s’ia mban te komentoje te kjo