Një blogere udhëtimi që u bë e njohur botërisht si “Endacakja Bridget Jones” pasi u la në altar ditën e dasmës ka treguar se është gati të martohet me burrin që raportoi historinë e saj.
Katy Collins, 30 vjeçarja nga Liverpool raportoi në blogun e saj se jo vetëm është e fejuar me gazetarin John Siddle, por çifti pret edhe një fëmijë.
Katy u bë e njohur pasi bleu një biletë vetëm vajtje për në Azinë Juglindore pasi ish i fejuari anulloi dasmën e tyre 4 vjet më parë.