“Haradinaj”, BE: Palët t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë. Zgjidhja me dialog

10 Janar 2017, 15:13Rajoni TEMA

Për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ka folur mbrëmë edhe Maja Kocijenaçiç, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Perspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiç.

Ajo më pas ka shtuar se “rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje.”

Zëdhënësja e Mogerinit duke folur para gazetarëve në Bruksel ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret “hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore”.

Kocijançiç ka kujtuar se deri më tani ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar ndërsa një gjykatë në Colmar të Francës i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, “paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë”

5 komente në ““Haradinaj”, BE: Palët t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë. Zgjidhja me dialog”

  1. Baton Gostivari says:

    BE, brockulla. Presim nga ju që të jeni kategorik dhe të flisni “shqip”.
    Franca le të respektojë normat dhe parimet e themelimit të Gjykatës për Krimet Ndërkombëtare – Hagë dhe asgjë më shumë e mëpak.
    Kjo duhej të ishte deklarata juaj.
    Bisedimet janë politikë shkumë.

  2. mato gruda says:

    si flasin keta si diktatore
    beni kete! te behet kjo,
    jemi thellsisht te ..

  3. katoliku says:

    Kocijanicic is an ugly stupid whore who knows nothing about the Balkans and their little dog Servia

  4. Tani says:

    Aha, kjo eshte zgjidhja e BE-se. Hapja e tribunalit special per te denuar viktimat dhe mbajtja e gjaftohtesise kur vrasesi te akuzon pse ke bere vetembrojtje. Bukur besa! Kosova vrasese dhe Serbia viktime e shkreta, qe vrau, preu, vodhi, dogji e shkaterroj sa i deshi qejfi dhe denoj nja 4-5 vete. Tani e kane radhen shqoiptaret te denohen, nuk ju mjaftuan ata qe kalben ne burgje per kot dhe qe i eliminuan pa lene gjurme. Ku eshte shteti i Kosoves?

  5. tir says:

    nqsn uk bej gabim serbia ka pas leshuar flete arresti per klinton toni bler shirak solanen dhe nuk me kujtohet ai qe vdiq ,,franca ishte bombarduse e serbise si ka mundesi qe bashke me uck kishin te njejtin armik, dhe sot armiku i kerkon armikut arresto mikun ,,,shirak ka qene po ti kthehemi historise se afert nder protagonistet kryesore per nderhyrje ushtarake ne serbi,,,,,,,,,,dihet qe usa akoma nuk kishte vendosur ishin pikerisht europianet bler shreder dhe shirak qe kekonin nga amerika nderhyrje ,, jo qe nuk ja dilnin por kishin frik ndonje reagim te rusis e cila ishte e dobet ekonimikisht por kishte mjaft armatim dhe mund te gjendej afer serbeve ,, atehere tha ok billi dhe e tymosi njeehere e mire,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje