Autoritetet Serbe kërkojnë nga Franca ekstradimin e liderit të AAK-së RamushHaradinaj.
Ministria e Drejtësisë serbe ka dërguar dokumentacionin për të zhvendosur Haradinajnnë Serbi.
Mediat serbe bëjnë me dije bashkë me kërkesën për ekstradim janë dërguar edhe dokumente shtesë të përkthyera në gjuhën frënge. Në bazë të tyre sistemi francez i drejtësisë duhet që të vendosë për përmbushjen e kushteve për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u arrestua ditë më parë nga autoritetet franceze mes një urdhër-arresti të dërguar në Interpol nga Serbia në vitin 2004.
Ditën e enjte, gjykata e qytetit Colmar në Francës, ka vendosur qëHaradinaj të mbahet në paraburgim derisa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare të ekstradimit.
Lidhur me arrestimin e tij kanë reaguar një sërë politikanësh shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë kërkuar nga Parisi zyrtar lirimin e RamushHaradinaj.
Nuk kane per ta ekstraduar me duket perpjekje e kote nga ana e Serbis