Lojtarët e skuadrës së Partizani i kanë bërë një surprizë presidentit të skuadrës së tyre Gaz Demi që feston ditëlindjen.
Nga Antalya ku janë grumbulluar për fazën përgatitore të dimrit, lojtarët e kuq përmes një video kanë uruar presidentin Demi.
Të gjithë bashkë nëpërmjet një video të improvizuar në ambjentet e Hotel “Miracle”, Stafi dhe Lojtarët e kuq urojn në këtë ditë speciale Kreun e 15-të herë Kampionëve të Shqipërisë.
Video është postuar në faqen zyrtare të klubit të Partizanit.