Ditën e sotme në orën 18:00 në Antalya, Partizani do të zhvillojë testin e parë miqësorë kundër gjigandëve të futbollit turk, Fenerbahcen
Një sfidë e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione pasi përballen dy nga ekipet më me zë në shtetet përkatëse.
Fenerbahce është një nga ekipet kryesorë në këtë sezon për të fituar titullin kampion në superligën truke ku ndohet vetëm 5-pikë larg vendit të parë.
E njëjta gjë është dhe për skuadrën e Partizanit që është ekipi pretendent për të fituar titullin kampion në Kategorinë Superiore ku pas mbarimit të dy fazave të para ndodhet në vendin e dytë në tabelën e renditjes.
Në këtë mënyrë sfida miqësore e sotme do të jetë mjaft e bukur ku dhe intersi i tifozave është i madh.
Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalin TemA TV, i cili transmetohet në toksor, platforma Tring, Abcom, dhe në faqet www.tematv.al
e moren partizanin e shkrete camet edhe e cuan ne turqi
po vijani emrin sic jeni te pakten
jo partizani po ballisto-kolaboracionisti