Lajmi për lëvizjet e drejtuesve të dy prej mediave tradicionale të vendit, ka hapur që prej të mërkurës një debat, sa të kotë, aq edhe larg së vërtetës, lidhur me rolin e drejtpërdrejtë të kryeministrit në kontrollin e informacionit.
Fakti se si Armand Shkullaku, po ashtu edhe Alfred Lela ishin gazetarë kritikë me Edi Ramën, duke qenë se të dy e përligjën largimin e tyre me “ndryshimin” e vijës editoriale, e ka bërë shumëkënd të shtrojë dilemën nëse ka qenë vetë Rama që e ka kërkuar spastrimin, apo ka qenë servilosja deri në bythëlëpirje e pronarëve të Klanit dhe Mapo-s, që kanë dashur ti bëjnë peshqesh pushtetit, kokat e gazetarëve të pabindur.
Nga sa kolegë kam lexuar sot, nga sa reagime në Facebook që kam parë dhe nga sa lexues të thjeshtë kam arritur të kontaktoj, të gjithë ndahen mes këtyre dy versioneve.
Të parët fajsojnë Edi Ramën. Ata argumentojnë se një lëvizje e tillë po bëhet përpara zgjedhjeve, se ajo vjen pas një fushate të stërzgjatur të kryeministrit kundër gazetarëve kritikë dhe së fundi se ajo po ndodh, tani, pasi pushteti i rënuar i Rilindjes, i ka shpërndarë thelat e para të mëdha. Ka dhuruar lejet e ndërtimit, kioskat, masterat për universitete të palicensuara në ato degë, dhe tenderat për rregullimin e institucioneve që i kanë kënaqur të tërë pronarët e mediave.
Më radikalët e këtij grupi shkojnë edhe më tej. Ata përmendin një politikë konstante të Edi Ramës për të luftuar të gjitha zërat që i dalin kundër.
A nuk e larguan Andi Bejten nga TV Klani sapo Rama erdhi në pushtet? A nuk fikën sinjalin e Agon Channel menjëherë sapo aty filluan punë Fatos Lubonja dhe Andi Bejtja? A nuk mbaroi kontrata e Mapo-s me Artur Zhejin, menjëherë sapo ky i fundit u shndërua nga pro kundër Ramës? A nuk u mbyll emisioni “Publicus”, vetëm pasi bëri dy investigime për aferën e ndyrë të importit të plehrave dhe për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë?
Të gjitha këto raste dhe këta gazetarë mund të kenë specifikat dhe veçoritë e tyre, por ajo që i bashkon, pavarësisht nga qëndrimet, idetë, apo karakteri, është se ata e kanë pësuar së bashku si kritikë të kryeministrit. Ndërkohë që këto tre vite, asnjë koleg i tyre, pro Edi Ramës, nuk ka provuar një fat të ngjashëm.
Kjo i bën të gjithë ata që mbrojnë idenë se në këtë teatër kukllash fijet i luan kryeministri, të jenë kokefortë në bindjen e tyre.
Nga ana tjetër, është një grup i dytë, që më shumë sesa kryeministrin fshikullon racën e pështirë të pronarëve të mediave tradicionale, për atë po ndodh. A nuk ishte Frangaj dhe Klani i njëjti edhe kur Rama nuk ishte në pushtet- thonë ata? A nuk u ngrit dhe u zmadhua ky televizion me paratë publike dhe okulte të dhuruara nga regjimi i Berishës? A nuk u larguan prej tij reporterë dhe drejtues emisionesh vetëm se guxonin të kritikonin shefin e “zv/kryeministrit”. A nuk ndodhi që edhe kur një gazetar i ABC u plagos më 21 janar, atë e pushuan nga puna vetëm që mos cënohej imazhi i vrasësve?
Pikpyetjet shkojnë edhe më tej.
Si Klani ashtu edhe Mapo (të dyja sot në qendër të vëmendjes), që kanë qenë kundër Ramës në 21 janar, që kanë milituar për ti vjedhur atij 10 votat e Tiranës, që kanë bërë fushatë për një mandat të tretë për Berishën, sot paturpësisht, e kanë kthyer fletën dhe po kërkojnë një katër vjeçar të ri për Edi Ramën.
Sipas këtij grupi të dytë, këta pronarë delenxhij i kanë kthyer mediat në kioska familjare ku punësojnë si gjobaxhinj profesionistë njerezit e tyre të afërt. Ata çdo qëndrim editorial e kanë të lidhur me një leje ndërtimi, me një liçencë universiteti, me një koncesion parkingjesh, me një tender publik. Është pikërisht kjo racë e dalë boje në sytë e publikut që i kanë shpallur luftë përmes largimeve nga puna gazetarëve sadopak kritikë.
Mendoj se të dyja grupet thonë sejcila vetëm një pjesë së vërtetës. Sepse çështja nuk shtrohet nëse e ka fajin autoritarizmi i Ramës që kërkon linçime, apo servilizmi i bosëve të medias që kanë nxjerrë të pasmet në shitje.
Nëse gishti duhet ngritur diku, ai duhet drejtuar mbi këtë bashkim mostruoz. Pasi Rama së bashku me ata janë dy anë të së njëjtës medalie. Jo më kot kryeministri nuk ka lënë media të vendit pa e ushqyer me pasuri publike. Jo më kot ai ka shpërndarë, leje ndërtimi, kioska, tendera, universitete. Jo më kot po ashtu, pala tjetër, në këmbim të tyre, ka zhdukur të gjitha bordet editoriale, i ka lënë televizionet në duar familjarësh ose gazetarësh të paaftë për ti përdorur deri në fund, i ka shndërruar ato në fabrika gënjeshtrash që i shërbejnë çdo grabitësi që i ushqen financiarisht.
Pra, në këtë kuptim, të gjithë ata që kanë imagjinuar se për shembull, një natë, diku në një zyrë të mbushur me flutura në kryeministri, Edi Rama i ka kërkuar Henri Cilit, kokën e Alfred Lelës, apo se në të kundërt, në të njëjtin vend, ai që kërkon liçencë për një universitet mjeksor, ka dorëzuar në tepsi kryet e drejtorit të mediave të tij, kanë shkuar larg me fantazinë e tyre.
Jam i bindur se asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Askush s’ka kërkuar apo ka kërcënuar. Askush, po ashtu, nuk është vetëofruar me përulje.
Sepse fatkeqësisht, ajo që ka ndodhur është një “marrveshje xhentëlmenësh” mes atyre që punojnë për një qëllim. Rama për të grabitur këtë vend dhe pronarët e mediave tradicionale për të marrë pjesën e tyre në këtë shllafari. Prandaj dhe debati se kush është më shumë fajtor në spastrimin e “gazetarëve të kazanit” është një përpjekje pa sens. Të dyja palët i njohin mirë qëllimet e përbashkëta dhe janë të vendosur të luftojnë me këdo që guxon të ngrejë zërin kundër kësaj aleance okulte. (Lapsi.al)
Po dhe ti Bushat ke marre leket e Sandrit si opinionist i Opinionit edhe ti ke lepire bythera….mos bej si virgjereshe. Se ne burdellon e gazetarise shqiptare nuk ka virgjeresha.
E cfare rendesie ka kjo sot???
Sandri ka perceptimin me te larte,per te parashikuar trendin e pushteteve !
Spastrimet dhe emerimet jane si kafja e dites per te,panvarsisht se disa gazetare vetquhen te talentuar dhe te pazevendesushem.
Ky eshte sistemi I zbukuruar,por ne realitet “njeriu ha njeriun”,kete ju zotrinje gazetare duhet ta pranoni.
Mblidhuni ju te pushuarit e talentuar dhe formoni nje media te re,mbase ju sjell sukses,si Mero Bazes !
Nuk ka rendesi kush ju ka pushuar,Sandri apo Rama,mbijetesa juaj nuk varet prej k… te tyre,por prej aftesive profesionale dhe krijuese tuaja !
Pse A Shkullaku Cfare ishte?Nje bythlepires I berishes
I nanos I metes Nje njeri pa identitet Po mesa duket basha do ta kandidoje si deputet te pd ne qershor dhe prandaj po behet kjo zhurme
Media me te vertet sot eshte kethyer ne nje e keqe e madhe,nje fatkeqsi kombetare , ku nuk shikohet te kete moral , integritet e besueshmeri tek kjo klase apo bande deri ne etiketimin “Rrugecer ” te pa skrupujsh mediatike . Kujt i prish pune largimi nga media i ketyre Sharlataneve mediatike apo edhe ajo e Ylli Rakipit, ,Cim Pekes njeres pa as nje vlere intelektuale , kulturore , dinjiteti e bastrde mediaike , te kethyer pre shume kohesh ne nje te keqe din informues te publikut teresisht ne Tellalle pozicjonimesh Politike , pa u skuqur e zverdhur perp vertetesite e gjithckaje qe thone. ” Ky Pushtet Horash e te Pa Skrupujsh Mediatike eshte mbeshtetja me e madhe qe i behet e jepet te keqes , krimit , padrejtesive dhe perfituesve te aferave dhepazareve me politik beresite e forces se pushtetin amoral . Ajo qe eshte per te pershendetur do jete jo mbrojtia e dalja ne krah ndaj ketyre sharlataneve “Herojve te Medjas ” te cilet konkretisht per nje Ceshtje identifikojne Tre a 5 Fituesas si Njeres te Vitit 2016 . NJe Media zoti Rama ,tjetra zotin Meta,tjetra z Bashë ,tjetra Monstren Berishë ?! kujt i duhet besuar dhe kujt i vlen kjo Media e cila eshte e pa pergjegjeshme e ” pa vareur ” dhe e pa pergjegjeshme para qytetareve dhe ligjit . Kjo qe ka rendesi e duhet te kuptohet nga gjithe njerzit e medias duket te kuptojne dheanalizojne mendoj se eshte ; ” Perse bien e per ke bien keto Kambana ” ? Pergjigjia ime eshte se : ” Ky pushtet mediatik duhet te shkundet e te ndergjegjesohet per misjonin qe ka e duhet te luaje e ta meritoje ate Status . Sepse deri tashme po shohim sikur media ka ” nje shkop ” ne dore te saj dhe ka te drejte te godase gjithe kend , me te drejte e pa te drejte , por asnjehere nuk e vret ndergjegjia per te goditur vet vehten . ? gje qe shpesh shohim qe njerzit e mediave ne kete vend te kethehen ne Tellalle e Qenër lehes , Bythe lepires pa integritet thote pa sens te neveritshem qe nuk inevojten as dreqit thote per afersisht zoti Andi Bushati .! Katharesi nuk duhet te vonoje ne se e doni vehten e median qe i duhet ketij populli , ku e Verteta eshte vetem Nje dhe Apsolute . O zoterinj te lart permendur Bejtexhinj ku pervec Pekes , Rakipit , Shkullakut e plot te tjere karagjoze e pacavurë te kethyer ne Avokate te mire paguar nga Politika e mbrapesht e ketij vendi .
Te gjitha argumentet e perifrazuara me tepri nga Andi Bushati mund te permblidhen ne dy fjale: MAFIA NE PUSHTET. Kjo po ndodh ne Shqiperi prej 25 vitesh dhe kjo mafie nuk ka per tu shqitur nga ky vend, sa kohe qe “Ligjin dhe Maliqin” do ta bejne kryebanditet qe kane zyrat e tyre ne selite e partive (bandave), parlament, kryeministri, gjykata, etj. A kane mundesi shqiptaret, me forcat e tyre, te ndryshojne kete situate? Pa nderhyrje nga jashte, asgje nuk ka per te ndryshuar.
Fatkeqesia e juaj eshte se i keni mbushur mendjen vetes se ju keni monopolin e se vertetes,se ju dini gjithcka,jo vetem cfare behet ne Shqiperi dhe ne rajon ,por dhe ne bote.Largimi ketyre dhe shume prej jush,nuk eshte ndonje fatkeqesi e madhe per median dhe opinionin publik,se ju ngjallni neveri ne opinion me prononcimet e juaja bajate,por problemi nuk eshte aq i thjeshte sa na e shpreh zotrote.Afati zgjedhjeve po afrohet,humbja e opozites se sotme eshte e sigurt,kete e dine shume mire dhe ju analistet dhe opinionistet e saj.Jane shume skenare per te hedhura ne treg per te justifikuar humbjen,jo blerja e votave,blerja e komisionerve,blerja e veshgusve,e ku di se cfare.Me heqjen ketyre te dyve,justifikohet alibia se E.Rama po blen medjan,po si ka mundesi qe pronaret e ketyre mediave qenkan vene ne sherbim te Rames,kur dihet shume mire lidhjet e tyre me qeverine e opozites se sotme dhe beneficet perfituara gjate asaj qeverisje.Kjo eshte nje nder alibite qe medemek do justifikoj,kryetari i p.d nuk do dorehiqet,nuk do njohin zgjedhjet dhe shume skenare te tjere qe do dalin ne kur te filloje te ngrohet koha,po si perfundim zgjedhjet do behen,populli do votoje,asnje gje sdo ndodhe.Jo te gjitha te keqijat vijne per keq,thote populli.
Sa “sekëlldi” me shkaktoi ky shkrim i A. Bushati. Ndihet që në titull që po i “lepin dorën” Ramës.
Dikur, para disa muajsh Bushati lëshontë rrufe bubulluese te pameshirshme kunder KM, nashti e “ktheu pllakën”. Servilet e mediave ate pune kane, te nderrojne platmormatsa here i’ua lyp interesi. Nuk jane ata as naive as idealiste. Ata jane realiste: çdo “koke” manjati i medieve i ulur ne ate pozicion “poltroni” do te vepronte ne te njejten menyre. Eshte sistemi qe detyron individin.
Por merruni me nje “fatkeqesi kombetare”, ate qe niveli kulturor politik e civil i shoqerise shqiptare eshte aq pertoke sa kurre nuk do t,i impononte sundimtareve te politikes, ekonomise, medieve, gjykatave tjeter regjim politik, ekonomik, gjyqesor nga ky qe po jetojme sot ne 2017. Cdo qytetar shqiptar eshte gati gjenetikisht i perpunuar qe te luaj lojen e mashtruesit nese vihet ne pozite udheheqese, qe per ne shqiptaret perkthehet ne “pozite sunduese”
po
O daku ,ketu tek ne nuk ka gazetare profesioniste.Ketu ka vecse bythelepires te futur ne profesion pas viteve 90 ,nje pjese e te cileve ishin konviktore” antikomuniste ” qe na sollen lirine ,nje pjese tjeter jane pasardhes te sigurimsave komuniste.Shumica derrmuese e publikut shqiptar i degjon ,i sheh ,i lexon keta anal iste vetem per te tallur koqet dhe shtyre kohen ne mungese te emisioneve te humorit. Ndersa dy koleget e tu “te persekutuar ” nga rama . thjesht po bejne perpjekjetr e tyre per tu futur ne listat e pedes per deputete.
Po mire mor cun, a e din ti qe ne nuk na rruhet fare per keta dy personat qe i kane larguar.Ata nese jane kaq te mire si gazetare le te vazhdoje te shkruajne e te shesin shkrimet e tyre.Ju keni frike te gjithe se mos ju heqin nga puna ndaj dhe keni kaq dite na rokaniset koken.Ik ore megjith pordhet qe leshoni nga goja.