Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.
Në vijim Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.
“Z. Ramush Haradinaj”, nënvizon Meta, “duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur”.
“AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë”.
Meta kryeminister
Po mund te kete 7% mundesi
O Like a ke bo nai lek lene Ramushin (po ske nai biznes me te). Kot me te pyt, a ma mo bllok ti apo u dogj si muhabet? Hajduta te felliqt qe i moret frymen ktij veni.
“LOJËRA CINIKE FRANCEZE”.
Denigrim total i personalitetit personal të R. Haradinajt
dhe shpërfillje e normave ndërkombëtare.
Nuk keni se pse të përshëndetni një cinizëm shtetëror.
Për mungesë “intrigash juridike” nga ana e Serbisë, kësaj së fundit i jepet (shitet) kohë për manipulime.
Po hoj kështu nëse lajmi është i vërtetë (autentik).
po kujt i flet ky??? del e bon noj deklarate populiste ky Muta