Rëndohen pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrethit të tij politik në raport me privatizimin abuziv të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), privatizim i cili ka prodhuar një dëm financiar prej 414 milionë eurosh.
Komisioni hetimor për çështjen ‘CEZ”, përpos të tjerave, ka konstatuar se, një pjesë e rëndësishme e dokumentacionit të shitjes së 76 për qind të aksioneve të OSSH tek CEZ, është zhdukur para dorëzimit të pushtetit në shtator të 2013, me qëllim për të mbuluar gjurmët e abuzimeve.
Burime pranë komisionit hetimor thanë për Shqiptarja.com se, në operacionin e zhdukjes së dokumentacionit për procedurat e privatizimit të OSSH kanë marrë pjesë të gjitha institucionet e përfshira në procesin e privatizimit.
Por, nga hetimet e deritanishme, rezulton se, rolin kryesor e ka luajtur Kryeministria, me në krye ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe Enti Rregullator i Energjisë. Në kuadër të verifikimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të OSSH, komisioni hetimor ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet e përfshira në proces.
Sipas burimeve, informacioni i dërguar nga institucionet në komision ka qenë i mangët, për shkak se ish-kryeministri dhe ish-ministrat e larguar nga pushteti në 2013, kanë zhdukur një pjesë të dokumentacioni, para se të braktisin zyrat. Më shumë se sa dokumentacioni i mbetur, janë dëshmitë ata të cilat po hedhin dritë mbi përmasat e skandalit të privatizimit të OSSH.
Dosja e dytë
Në vlerësimin e anëtarëve të komisionit hetimor, përfaqësues të Partisë Socialiste, zhdukja e dokumentacionit, sidomos nga stafi i ish-kryeministrit Sali Berisha, përbën vepër penale. Megjithatë, komisioni nuk ka marrë ende një vendim për të vënë në lëvizje Prokurorinë. Besimi tek kjo e fundit është minimal, për shkak se prokuroria sapo ka mbyllur dosjen për skandalin në fjalë. Gjithsesi, gjetjet e komisionit për çështjen e zhdukjes së dokumentacioni do të përmblidhen në një dosje më vete, e cila sipas gjasave mund të referohet tek organet e reja antikorrupsion.
Dokumentacioni i mbetur
Ministria e Energjetikës dhe Kryeministria kanë vënë në dispozicion të komisionit hetimor çdo dokumentacion të nevojshëm, i cili ka mbetur nga operacioni i pastrimit të dokumenteve nga qeveria paraardhëse. Kështu, Ministria e Energjisë, Ministria së Ekonomisë dhe Enti Rregullator i Energjisë kanë vënë në dispozicion të komisionit mbi 50 dokumente, të cilat hedhin deri diku dritë mbi prapaskenat e privatizimit. Po ashtu, Kryeministria ka vënë në dispozicion të komisionit hetimor procesverbalet e mbledhjeve të qeverisë, kur janë miratuar vendime dhe kur është diskutuar mbi shitjen e OSSH tek CEZ.
Në burg plehrat në burg,aty të kalben.
Krimineli Salu Berisha ne fillim i duhet konfiskuar cdo gje e vjedhur deri ne qindarkeb e fundit dhe pastaj duget varur nga kembet.Qeni.
Saliu mund te thote se une nuk kam dore. Po mire, kur e more vesh se dosja eshte zhdukur, cfare qendrimi mbajte? Pra, per veprimet dhe mosvepriimet tuaja, meriton burgun.
Po te afrohen dita o i korruptuar qelbësira Berisha
Gjarperi duhet zene nga koka dhe jo nga bishti Sikurse ju te PS Nuk e dini me Cfar lloj pisi keni
Te beni ? Ketu e kam fjalen per vrasjet dhe zhdukjen e
E njerzve per torturat qe flet Izet Haxhia sepse
Vjedhjet Kane per kampion super hajdutin ilir muta
Dhe familen berisha me fazlicat basha berisha
ne burg familjarisht kete moster te pa ngopur.shkateroi pd per interesat e tija ,nga nje parti per te drejta e barazi ,e ka kthyer ne nje parti anti kombtare.bolsheviku i fundit ne ballkan.
Me duket si nje loje e radhes per kapital politik ne prag te zgjedhjeve.
O popull! po nuk heken Llallen nuk e gjen gja ket pleher, se jan te dy te korruptum! Mero pyt pak e interesohu se ky Llalla a kosi do me na felliq prokurorine e me zgjell ZEVENDES PROKURORE TE PERGJITHSHME ! ROVENA GASHIN !!!! Dashnoren e vet qe bani shetitjen ne Amerik e tash po e shlyn ai felliqesira! Bjeri Mero se na nuk mujtemi me fol se na hekin prej pune!
per verifikimin e kontrollit te plote te problemit nuk mjafton vetem komisjoni hetimor por duhet edhe nje grup nspecialistesh kontrollor revizore e te dhena operative nga burime te tjera te cilet te bashkepunojne me konmisjonin hetimor per paraqitjen reale te gjendjes me dokumenta te neneshkruara nga pergjegjesit perkates .po te jete nevoja dhe ne qofte se ka te dhena te plota te vertetuara fillimisht si p[roblemi i nue kalajt qe ka mare 7 milion euro dhe thot se kam mare haken e punes sime ky person duhet urgjentisht te ndalohet nga policia dhe te hetohet per te treguar te verteten e lekeve qe ka mar e ku i ka cuar.