Një histori sa e çuditshme dhe qesharake i ka ndodhur një femre në Britaninë e Madhe.
Sophie nga Bristol, dëgjoi zhurma dhe pa t’i shpërthehej dera e shtëpisë nga dy hajdutë me maska të armatosur me thika dhe shkopa bejsbolli.
Ajo largoi fëmijët dhe u përball me ta, madje mori edhe disa goditje.
Ata kishin shkuar për të bastisur një shtëpi ku kishte kanabis, por kishin ngatërruar adresë.
Kur e kuptuan diçka të tillë, i kërkuan falje zonjës së shtëpisë dhe u larguan qetësisht.