Shantazhi rus me video erotike/ A mund të shkarkohet si president, Donald Trump

13 Janar 2017, 19:51Politika TEMA

Në SHBA, shkarkimi është hapi i parë i parashikuar në kushtetutë nga dy veprimet që çojnë në largimin e Presidentit nga zyra për “tradhti, ryshfet si dhe krim apo keqbërje të rëndë”. Por, e gjitha kjo është e lidhur me popullaritetin e presidentit në elektorat si dhe mbështetjen që ai ka brenda partisë së tij.3000

Që tani kabineti i Trump ka dalë kundër tij dhe thuajse çdo propozim politik i tij, përfshirë qëndrimin pro-rus, ka ngritur shumë pikëpyetje se si kjo do të ndikojë në mbështetjen e Kongresit për Presidentin.

Ekspertët mendojnë se shkarkimi i Trump mund të vijë pasi Trump gjithashtu po përpiqet të prishë aleancën me NATO-n dhe të krijuar marrëdhënie të afërta me Putinin.

Kështu që veprimi i Kongresit mund të jetë dhe një akt politik, duke pasur parasysh këtu edhe rastin e Bill Clinton, ku procesi i shkarkimit mund të kishte ndodhur vetëm për arsyen se partia në opozitë kishte kontrollin e Kongresit. Por, tani që Kongresi kontrollohet nga Partia Republikane, shkarkimi i Trump mund të vijë vetëm pasi ai të ketë humbur mbështetjen në publik, pasi vetëm kështu kongresmenët republikanë mund të binden për të votuar pro shkarkimit të tij.

“Në rastin e Trump, fillimisht duhet të binden kongresmenët republikanë për shkarkimin e një presidenti republikan, që mund të dështojë nëse ai ka ende mbështetjen e publikut – siç ndodhi me Clinton dhe mund të ketë sukses nëse nuk e ka – siç ndodhi me rastin e dorëheqjes së Nikson”, shprehet, profesori i shkencave politike, Terrence Casey.

Nëse do të provohet se Moska ka materiale kompromentuese për presidentin e zgjedhur me siguri që republikanët do të votonin për shkarkimin e tij.

Por rreziku nuk vjen vetëm nga “dosja ruse” pasi shqetësim përbën edhe deklarata e Trump që bëri të mërkurën kur tha se do ta kalojë kontrollin e kompanisë së tij te djemtë e tij, gjë e cila mund të përbëjë konflikt interesi.

 Ana pozitive për Trump qëndron në faktin se ai ka aftësinë për të luajtur me median, pasi që prej viteve 1980 ndaj tij ka pasur 15 akuza për ngacmim seksual, fakt që votuesit e tij as që e përfillën.

Por, nga ana tjetër kritikët e hershëm të tij John McCain dhe Lindsey Graham, duken të vendosur për të bërë transparencë deri në fund.

Shkarkimi i presidentit të 45-të të SHBA-ve mund të sjellë një zhvillim politik që nuk ka ndodhur kurrë më parë, kur partia shkarkon një president të krahut të saj.

Pasi shkarkimi miratohet nga Kongresi, më pas kalon për miratim në Senat, ku kërkohen 2/3 e votave. Deri tani asnjë president amerikan nuk është larguar nga detyra me anë të shkarkimit. Riçard Nikson dha dorëheqjen para votimit, kurse Andreu Xhonson dhe Bill Klinton u falën nga Senati. (Indipetent)

6 komente në “Shantazhi rus me video erotike/ A mund të shkarkohet si president, Donald Trump”

  1. says:

    Vëndi ynë duhet të jetë i kujdesshëm me superfuqitë.

  2. Dy panine nje qofte says:

    Ky profeleshi i shkencave politike Terrence, kaq toc eshte se Moska ka materiale kompromentuese per Trump ne hotelin ne Moske dhe nuk ka filmuar ciftin obama ne te njeten suite…. ne dush… WC etj.
    Kjo eshte nje loje shume e rrezikeshme per vete Ameriken e dirigjuar nga maxhari Soros, cifti Klinton, vete Obama, McCain nofull krakadil etj qe kane marre milionat nga miliarderi mafioz hungares dhe jane plotesisht te kompromentuar dhe bejne lojen e tij, ku me Trump President, ketij kuqalashi i ka ardhur fundi.

    1. Ervini says:

      Hahaha dhe ja fjala e fundit nga anal-isti qe edhe shqipen e flet me te shtyme. Fati i Sorosit varet nga Qim Pekat me shoke. Hahhahahhahh sa kam qesh!!!!!

  3. dy panine that says:

    Kjo fars kunder Trumpf nuk esht kjo qe na servirin por ky kuqo ka shkelur kallo interesash te pangopurish qe spushojn te kurdisin luftra dhe kriza qe te mbushin thesin me miliardat qe ju rafshin kres e u mytshin ! Amerika e shpreses per liri e demokraci te popujve mbas luftes se dyt boterore tani esht kthyer ne vater luftrash,kurdisjesh e varferim popujsh ! Kudo qe shkelen ne emer te demokracis mbollen shfrytzim e varferi qe nga Amerika Latine ,Afrik e teni ne Lindjen e Mesme ! Presidentet jan thjesht kuklla ne sherbim te sionisteve ,te sorrosve,rokfelereve,roshfildeve,e po nuk ndjekin rugen qe ata kan planifikuar ,me synimin final rendin boteror qe don te thot skllaverim i njerzimit ,kta president perfundojn si XHon Kenedi,qe akoma nuk dim kush ish dora qe organizoi vrasjen e me radh me kercenime skandalesh ! Si duket kte Trumfin akoma nuk e paskan “sheshuar”qe te hyj plotesisht ne shinat e tyre dhe po ja nxijn kolltukun ! Si ?????? Mardhenie te mira me Rusin !!! Po “lugati”qe “kercenon” per te armatosur e imponuar shtetet te blejn arm, qe te mbushet thesi ,ku shkojn ?? Kush guxon te sjell Paqe mes popujsh perfundon si ata qe pam kto vite e paqen e sjell forca e jo mirkuptimi ! Mjer ce pret njerzimin akoma ………

  4. usa says:

    Faleminderit per kete shkrim ore Zedhensi I Trumpit ne Shqiperi. Te fala kurvave gra dhe burra te jashqitjes PD.

  5. Balerina says:

    Me këto që bëhen në Amerikë, kundër Presidentit të ligjshëm, me përrallat (që s’i ha as foshnja, por i hanë debilat e kllonuar të shoqërisë “moderne”) për “gogolin” rus, vërtetohet edhe njëherë “Demokracia” e pshurur e Perëndimit, ku vota e popullit është “letër higjenike”, ndërsa ligjin e bëjnë bossat e prapaskenës… Elektorati është i zënë me bythët e Kim Kardashian, “zogun” e Paris Hilton, apo “qurrat” e Xhastin Bieber dhe nuk ka nge të merret me “hallet” e jetës së përditëshme…(?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje