Spanjollja që do “shkundë” drejtësinë shqiptare

13 Janar 2017, 15:42Politika TEMA

Pas pak javësh në Shqipëri do të mbërrijë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili ka një rol kyç në procesin e “Vettingut”.

“Vizion plus” ka mësuar se në krye të këtij operacioni do të jetë drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë zonja Calavera.

“Po, unë do të kem kënaqësinë të drejtoj Operacionin ndërkombëtar të monitorimit, i cili do të asistojë procesin e Vettingut”. – shprehet zyrtarja e lartë e unionit, gjatë një komunikimi me email për Vizion Plus.

Në muajin dhjetor, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, ishte në Tiranë dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut.

Tashmë pritet të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyre që të zhbllokohet ligji i vettingut, e me pas, në fillim të muajit shkurt, në Tiranë do të vijnë anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Mësohet se anëtaret e ONM-së do te përzgjidhen nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia dhe prej kohësh është konfirmuar se pjesë e Operacionit është edhe Reinhard Priebe, i cili ka qenë në Shqipëri gjate mandatit të dytë të kryeministrit Fatos Nano si drejtor për Ballkanin Perëndimor në BE.

Puna e ndërkombëtareve fillon në momentin që janë mbyllur aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit dhe ka në fokus vlerësimin e të gjithë personave që synojnë të jenë pjesë e institucioneve që do të realizojnë Vettingun.

Por kjo është vetëm faza e parë e punës se tyre pasi vëzhguesit ndërkombëtare do të jenë prezentë në çdo hap te skanimit te gjyqtareve e prokuroreve, dhe, sipas ligjit, ata kanë të drejtë të “hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.”

Kush është Genoveva Ruiz Calavera

Genoveva Ruiz Calavera, e lindur në Spanjë, nisi punën si drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në departamentin e Negociatave për Zgjerim më 1 qershor të vitit të shkuar.

Ruiz Calavera ka punuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve fqinjësore për gati dy dekada.

Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në grupin e punës së KE-së për rindërtimin e Kosovës, si dhe në departamentet e politikës së fqinjësisë, punëve të jashtme dhe në grupin e këshilltarëve të politikës së jashtme.

Sipas KE-së Ruiz ka një “përvojë të gjerë në menaxhim” dhe është emëruar për herë të parë kreu i njësisë në 2006.

Ajo u bashkua me ekipin e Komisionit Evropian në vitin 1992 dhe ka punuar si fillim në fushën e tatimeve dhe doganave, pasi i dedikoi një dekadë pune sektorit privat në Spanjë.

16 komente në “Spanjollja që do “shkundë” drejtësinë shqiptare”

  1. Edmonda says:

    Kur do të vijë ajo ditë !!!!!!!!!!!!!!!??!?

    1. tfgs1 says:

      ne shkurt do te vij Gjinovefa,ku do te kanonisi qitapet te cilat priten te zbatohen nga fundi i qershorit nga gjykata kushtetuese …….me vone pritet qe ne Dojcland apo Austri te krijohet OMN -ja e cila fillon nga puna ne shtator pasi komisioni i posacem te kete mbaruar aplikimet ……..kshq ne dhjetorin ne vazhdim fillon VETING-u sunit ose ”pranvera arabe” edhe pse eshte kulmi i dimrit……….!!!!

  2. xhemi says:

    Kjo po, kjo paska per t’a shkund……
    C’fare n’a bone o Enver Hoxha, e le popullin jetim!!!!

  3. mesuesi says:

    Mos more se na cuditet me lajme bomba . ASGJE NUK DO TE NDODHE DO TE LARGOHEN TE VJETRIT DHE DO TE VIJNE CA TE TJERE, PO ME MIQESI . CFARE NDODHI NE KOSIVE ???? PO ATA HAJNA JANE KUDO ,POR TANI JANE BERE ME TE FORTE , NUK I LUAN NJERI .
    MJAFT ME PERRALLA .

  4. mokja says:

    Do e bejne te llafoset me vete po erdhi ne shqiperi ose do e bejne si veten po toleroj ne punen qe i kan caktuar .

  5. stil says:

    posi posi! Nuk eshte post juridik ai por post diplomatik. Do beje nja dy raporte as mish as peshk dhe do marre rrogen. E vetmja gje qe do shkundi eshte pluhuri i Shqiperise nga kepucet, ne qofte se i bie radha te dali nga sheshi i madh i Tiranes.

  6. ali vlora says:

    Nuk kam besim tek karakteri spanjoll. Po te ishte Gjerman do me ngrohej zemra per atdheun e te ardhmen e femijve tane.

  7. ali vlora says:

    Nuk kam besim tek karakteri spanjoll. Po te ishte Gjerman do me ngrohej zemra per atdheun e te ardhmen e femijve tane.

  8. ali vlora says:

    Nuk kam besim tek karakteri spanjoll. Po te ishte Gjerman do me ngrohej zemra per atdheun e te ardhmen e femijve tane.

  9. Dibrani-UK says:

    A do preket mafja jone e udhehequr nga Sali Karaxhici, Ilir Millosheviqi dhe padrejtesia jone popullore (gjykatat e prekuror) ??
    Le te presim

  10. Do vijne dhe do ikin ashtu sic erdhen. Keta me shume i gezohen rrogave te larta qe do kene se sa rezultatit. Mafian komuniste shqiptare nuk e lufton asnje sepse e mbron dhe e do vet populli shqiptar perderisa trushplareve te pd nuk mund tju shash kryekriminelin sali dhe atyre te ps palloshin qe erdhi me premtimin se do luftonte korrupsionin e qeveris kriminale.

  11. enter"" says:

    hahaha, do shkundi dysheket. Akoma ju me drejtesine?

  12. Emiljano says:

    Do shkundi mafishen e saj se per politikanet shqiptare duhet bythlesh me bole te medha

  13. like says:

    o zot i madh! u bene spanjollet te vene drejtesine neper bote tashti. Ata vete jane te zhytur deri ne gryke ne mutin e korrupsionit, vendi me nivelin e sistemit universitar e pas-universitar me te ulet ne EU e qe s´i ndahet akoma fantazma e luftes civile por qe paska vendosur te çlirorje te tjeret.
    a shqipri te marrte muti shalet te marrte!! po s´ke ç´i ben kur ke kufi me Serbt, grekt e maqedons.

  14. Halde plera!!! says:

    Ardhte sa me shpejt ajo dite qe te pastrohet drejtesia shqiptare dhe administrata shqiptare nga plehrat e te gjitha ngjyrave. Cdo parti ka plerat e veta. I duhen se ju sherbejne per te qene ne pushtet.
    E ti shikojme sa do krekosen gjelat e detit qe kane bere kaq dem ne Shqiperi ne keto 26 vjet demokarci por edhe 50 vjet diktature. Po me rraqet e diktatures nuk merret me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje