Afera ‘CEZ’, plani për të marrë në pyetje Shkëlzen Berishën

13 Janar 2017, 09:18Politika TEMA

Ditë të vështira për familjen Berisha. Komisioni hetimor parlamentar pritet të zgjerojë rrethin e dëshmitarëve, të cilët do të pyeten për të hedhur dritë mbi prapaskenat e skandalit të shitjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) nga qeveria ‘Berisha’ tek kompania çeke ‘CEZ’.

Publikimi i fakteve të reja gjatë 48 orëve të fundit, i kanë dhënë një dimension tjetër privatizimit abuziv me kosto 414 milionë eurosh, duke implikuar Shkëlzen Berishën, të birin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në këtë kuadër, komisioni hetimor do të përfshijë në listën e dëshmitarëve disa nga personat që figurojnë në dokumentet e zbuluara gjatë hetimeve si dhe emrat e lakuar nga dëshmitari kyç, Romeo Karaj.

Shqiptarja.com ka mësuar se, komisioni hetimor për çështjen ‘CEZ’ po shqyrton mundësinë për të marrë në pyetje edhe të birin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën.

Ky i fundit, sipas e-mailit të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rezulton se ka lidhje të hershme me shtetasin kosovar Nuel Kalajn, i cili akuzohet si sekseri kryesor mes çekëve dhe qeverisë “Berisha” për privatizimin e OSSH. Kryetari i komisionit hetimor, Taulant Balla, konfirmoi për Shqiptarja.com se dëshmia e pritshme e shtetasit Nuel Kalaj do të jetë përcaktuese për të përfshirë ose jo Shkëlzen Berishën në listën e dëshmitarëve, të cilët do të dëshmojnë para komisionit hetimor me dëshirë apo me imponimin e forcave të policisë.

Teksa ka konfirmuar vendosmërinë e komisionit për t’u shkuar deri në fund hetimeve për çështjen në fjalë, Balla pohoi se vendimi për të thirrur Shkëlzen Berishën do të varet nga përmbajtja e dëshmisë së Nuel Kalajn, i cili pas privatizimit të OSSH ka marrë 7 milionë euro nga CEZ, pa asnjë shërbim të dokumentuar. Transaksioni është pranuar edhe nga vetë Kalaj.

Shtetasi kosovar Nuel Kalaj, i akuzuari si sekseri kryesor i privatizimit të OSSH, nuk u është përgjigjur thirrjeve të komisionit hetimor për të dëshmuar rreth rolit të tij në shitjen e 75 % të aksioneve të OSSH tek kompania çeke ‘CEZ’. Në kushtet kur komisioni hetimor vuri në lëvizje policinë, Kalaj theu heshtjen, teksa tha se e kishte të pamundur të udhëtonte në Tiranë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Por, anëtarët e komisionit kanë dyshime të forta se, justifikimet e Kalajt janë një alibi për të fituar kohë, me qëllim për t’u instruktuar rreth dëshmisë që duhet të japë. Dyshimet shtohen në kushtet kur Kalajt ka deklaruar se pas përmirësimit të motit do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur vullnetarisht pranë komisionit hetimor.

Hetimet e komisionit parlamentar nuk do të kufizohen vetëm në administrimin dhe analizën e dëshmive të personave të pyetur rreth privatizimit të OSSH. Komisioni do të investohet për të konfirmuar vërtetësinë e dëshmive të dëshmitarëve. Komisioni do të kërkojë transaksionet bankare të personave të përfshirë, verifikimin e lëvizjeve me anë të sistemit TIMS si dhe tablatet telefonike. Nëse të dhënat e mësipërme nuk përputhen me dëshmitë, komisionit do të kërkojë ndjekje penale për dëshmitarët. Të gjitha hetimet do të kryhen në funksion të përgatitjes së dosjes, e cila do të referohet në prokurori, me shumë gjasa në Prokurorinë e Posaçme.

Deputeti Balla ka pohuar se dëshmia e pritshme e shtetasit Nuel Kalaj do të jetë përcaktuese për të përfshirë Shkëlzen Berishën në listën e dëshmitarëve, të cilët do të dëshmojnë para komisionit hetimor për çështjen ‘CEZ’

8 komente në “Afera ‘CEZ’, plani për të marrë në pyetje Shkëlzen Berishën”

  1. Pacioti says:

    Po per takimet me Mediun dhe ceshtjen Gerdeci a do te pyetet Shkelzeni..? Nje rruge dhe dy pune do ishte mire te Pyetej dhe spiuni tjeter Shkelzen Madani qe e priste te dera Mediut kur vinte Zen Berisha…
    Te gjitha pyetjet duhen bere..

  2. Shqiptari says:

    Po merreni ne pyetje se na çat Karin. Jo Po mendoni, Jo Po planifikoni, Jo Po konsultoheni, Jo do ta mendoni edhe njehere… Meeeeerrrreeeeeniiiiiiii

    1. Tirona says:

      Megjithmen na cane trapin, Dergoni helicopterin dhe silleni direkt para komisionit, perndryshe eshte komisioni qe po i jep kohe te pergatititet…….

  3. sokol says:

    Posi. Te pyetet edhe presidenti Obama, per ceshtjen “Gerdeci” Pse i dha strehim politik zv. shefit te shtabit te pergjithshem te ushtrise, gjeneral Luan Hoxhes. Gjenerali u denua me 7 vjet burg, por shkoi ne SHBA dhe u be i mbrojtur nga Amerika.
    Te hapet edhe ceshtka e CEZ me Hero Damian Gjiknurin.
    Te kontrollohet edhe sektori i shendetesise shqiptare, qe, per qindra milione euro, po kthen burrat ne gra dhe grate ne burra, ca shtatezene (burrat) e ca me prostate (grate). Posi!
    Te hapet edhe ceshtja e “21 Janarit! Te futet ne burg institucioni austriak qe i dha strehim politik gardistit qe qelloi me arme dhe vrau njerez!!!

    Njerez, thirrini mendjes, shtrengoni grushtin me voten tuaj dhe hidheni ate per te nderruar kete klase politike, qe po ju merr shpirtin prej nje cerek shekulli.

  4. LU says:

    Te lumte o Shkelzen Ajlushllari “Berisha”. Baba jo biollogjik te mbron. Ai eshte “cubi” I karaxhichave, ka vra njerez boll me tregu sa I forte eshte. Bej qejf o qerrata edhe pak, shko neper gjithe boten per qejf, pa punu asnje dite. I lumte Armines qe po te shfrytezon. Ajo e di qe ti do futesh ne burg. Si behet vone se 18 vjet diference eshte shume, po I lumte ai miku asaj….Shpjet do kapesh sapunin ti me baben jo biollogjik Salhe pleh Karaxhic, “Berishovic”. Po do kesh atje o Zeni, edhe Lulushe sumen. A sa I mire eshte, do e provosh. E ke pa sa I bukur po behet..do te behet edhe Kryeminister pale…hahahahaaaaa, atje ne birruce…hahhaa.. rrofte USA & BE, qe do bej ate qe populli Shqiptar I vuajtur te fle I qete mbas 26 vjete tmerri, varferie e ankthi.

  5. Shqipe says:

    Kam dyshime që e gjithë kjo është një tjetër vrimë në ujë. Shumë zhurmë për të fituar pikë para zgjedhjeve. Hetimet nuk duhet të bëhen publike , por ti shkohet deri në fund. Taulant Balla nuk duhet të ngrifet shumë se çfarë po bën. Vetëm dënimi i personave përgjegjës me bën te mendoj që PS ka ndërmend të bëjë shtet.

  6. Aureli says:

    Gjynah Armvrima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje