Kryeministër, jep dorëheqje!

14 Janar 2017, 17:52Blog TEMA

Nga Baton Haxhiu

Ka shumë pak njerëz në Kosovë që ta kenë përkrahur politikisht kryeministrin Isa Mustafa më shumë se unë.

Si për LDK, ashtu edhe për Qeveri.  

Disa vite më parë kam besuar se ai do të ndërto një imazh të ri të lidershipit për Kosovën për shkak të përvojës së gjatë në jetën publike – ndryshe nga figurat tjera politike që kishin vetëm potencën e arrogancës në jetën politike.

Por, paskam qenë i gabuar në kohë dhe në shpresën se Profesori do të dijë të marrë vendime strategjike për vendin. 

Kam huqur kohën kur ai duhej përkrahur, pa e menduar se element kryesor i definimit të tij do të jetë deficiti politik që ai e shpreh çdo herëdhe i vjen paarsyeshëm nga e kaluara. 

Ky deficit i paarsyeshëm e bën të vakët në prurjen e vendimeve strategjike për vendin. 

Posaçërisht në raport me Serbinë.

Thjesht, është i paguximshëm dhe nuk prek fare analogjitë e kohës.

Ta marrim për shembull, çështjen e trenit.

Sikur Serbia të kërkonte leje nga institucionet e Kosovës për qarkullimin normal të trenit Beograd–Mitrovicë, do ta përkrahja plotësisht lejimin e tij.

Por, me këtë arrogancë të stërtepruar nacionaliste serbe, me keqpërdorim të ikonografisë religjioze që na e përkujton Millosheviqin e vitit 1989, heshtja e deritashme e Qeverisë dhe Kryeministrit është ofenduese për Kosovën dhe qytetarët e saj.  

Lënia kaq e gjatë e durimit të efekteve të propagandës serbe nuk na bën pikë nderi.

Kur e vendosa këtë titull isha shumë i bindur se më e mira për vendin tonë është shkuarja e kësaj Qeverie dhe e këtij Kryeministri

Po i parashtroj disa pyetje që kërkojnë përgjigje në pafuqinë e tij.

Zoti Kryeministër,

A e dinë qytetarët e Kosovës çka do të bëhet me murin?

A e dinë qytetarët se çka do bëhet me trenin?

A e dinë qytetarët pse nuk i kanë vizat për lirinë e lëvizjes në Europë?

A e dinë qytetarët çfarë do bëhet me Asociacionin?

A e dinë qytetarët çka do të bëhet me Demarkacionin?

A e dinë qytetarët a do të hyjë shteti i Serbisë plotësishtnë veri?

A e dinë qytetarët e Kosovës se në kufirin Kosovë-Serbi xhandarmëria serbe është zëvendësuar me ushtri?

A e dinë qytetarët se çfarë do të bëjë BE-ja dhe a do tambrojë ajagresionin e Serbisë në Kosovë?

A e dinë qytetarët se çfarë do të bëjë një qeveri kur një shtet tjetër bën agresion?

Pse duhet të jetë EULEX në Kosovë kur Interpoliburgos njerëzit tanë në kufij?

Janë edhe dhjetëra pyetje tjera për të cilat kjo Qeveri nuk ka dhënë përgjigje në vitin 2016 dhe nuk i ka ato  vitin 2017. 

Dhe të gjitha këto pika janë prezente dhe të pazgjidhura sot, sepse kemi Qeveri që rrezikon vendin dhe lirinë tonë duke mos marrë vendime strategjike për qytetarët e saj.

Kjo Qeveri nuk ka përgjigje për asnjërën nga këto pyetje që shtrova. 

Edhe më keq  është e pafuqishme të sjellë çfarëdo vendimi për të mirën tonë.

Për qetësinë tonë dhe për sigurinë tonë.

Të gjitha këto çështje kanë një referencë diku.

Analogjitë historike janë delikate. 

Zakonisht, ato japin mësime të ndryshme. Por, ato, njëherazi ndihmojnë për t’i sqaruar idetë, ndonëse dallohen ndryshimet në kohë.

Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër nuk ka dëshirë të mësojë nga analogjitë. Atij nuk po ndihmon periudha e gjatë në politikë – duke i përjetuar të gjitha kohëtpolitike në 40 vitet e fundit – që ta marrë një vendim të duhur për vendin.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mund të jetë njeri i mirë, por në këtë kontekst askujt nuk i duhet mirësia e tij. 

Duke qenë i mirë kësisoj, ai është i pafuqishëm. 

Duke qenë zemërak dhe i qetë, duket i paqartë. 

Duke qenë i heshtur dhe pa qëndrim, po bëhet i rrezikshëm për shoqërinë.

Duke qenë Kryeministër pa vendime, bëhet i rrezikshëm për vendin.

Duke qenë i lehtë në gjykim dhe frikacak në përballje, pa dashje mund të bëjë dëm. 

Qeverisja e PDK dhe LDK është qeverisje pa bole dhe pa vizion.

Shpëtojeni vendin dhe dërgojeni në zgjedhje. 

Kryeministër, jep dorëheqje!

Qytetarët e Kosovës janë në ankth. Nuk e dinë cilatjanë vendimet e juaja, që edhe ashtu s’i merrni kurrë.Ose, cilat janë vendimet e juaja që po flenë tua në sirtarë?

Shpëtojeni veten, mirësinë tuaj, pasi nuk është turp ta pranoni pafuqinë në një post të fuqishëm.

Pafuqia, ashtu si arroganca e tepërt, e çojnë vendin në paqartësi. 

Të dyja janë të dëmshme. 

Të dyja këto i keni përdorë keq politikisht.

Por, ne nuk ua kemi borxh që vendin ta çosh në të panjohurën.

Kryeministër, jep dorëheqje!

Për të mirën tuaj dhe për të mirën tonë.

6 komente në “Kryeministër, jep dorëheqje!”

  1. evgjitngrenesi says:

    hesht se ldk-ja është në duart e serbise, baton. nuk e keni kuptuar akoma se ldk-ja në kosovë dhe pd-ja në shqipëri nuk punojnë për shqiptarët? të dyja këto parti u kanë bëre serbëve dhe grekëve leshime të paimagjinueshme. janë të shitur,sidomos ldk-ja me teorinë e kombit kosovar,po bën ate që nuk arritën serbët me armë. po përçan shqiptaret,që tju kthejë përseri kosovën serbeve në një të ardhme jo të largët

  2. Kombi says:

    Kryeministri nuk jep kurre dorheqje ,per paaftesine e tij ne ate post . Te gjitha pikat qe i keni parashtruar jand te drejta ,por Mustafa ka dhe plot mangesi te tjera te cilat nuk i keni permendur . Mendoj qe duhet ne Kosove te ngriheti gjithe populli kunder ketij megollomani ,para se Kosova te kaloj ne kolaps .

    PS . RRAMUSHIN NE BURG ME SHUME E DUAN POLITIKANET SI THACI DHE MUSTAFA ,SE SA SERBET .

  3. Me te lumte; ajo mendie guximtare ,vertet shqiptare. I miri Baton Haxhiu.
    Te pacim te gjithe ketej dhe andej kufirit..padrejtesisht vene bota interesit..
    O atdetar i vertete Baton Haxhiu.
    Dhimbia e Madhe D.

    1. xxx says:

      Dhimbia/Ja prishen planet ktij srbofobi Hashimi me Ison.

  4. Ky qe eshte sot kryeminister i Kosoves nuk ta mbush syrin,pervecse i pa afte eshte edhe shume i vogel nga paraqitja !Keni te drejte qe kerkoni doreheqjen e tij ,por ai kurre ska per ta dhene,duhet hequr !

  5. Treviso says:

    Kombi shqiptare eshte ne rrezik. Ka vite qe shume politikane shqiptare si te Kosoves dhe te Shqiperise jane bere sherbetore te Serbise, dhe jo vetetem te Serbise, por te Rusise dhe Greqise. Shtetet e Bashkuara te Amerikes duke e pare kete rrezik ju desh ti terheqi veshin te dy qeverive.
    Terheqja e veshit nga SHBA-te dy qeverive shqiptare, tani eshte pak e dobishme. Pse? Ilaçi qe munde te perdorin te dy qeverite ka skaduar.
    SHBA dhe Europa kane problemet e tyre madhore dhe dhe nuk kane ate oganizim dhe ate fuqi qe i treguan Millosheviçit.
    Karaxhiçi shqiptare nuk e ka ndaluar ne asnje kohe punen kunder kombit tone. Parlamenti shqiptare eshte i mbushur me agjente te forcave te huaja. Ne rast nderhyrje ushtarake te serbeve ne Kosove shqiptaret te luftojne perpara serbet apo tradhtaret e kombit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje