Ndizen tensionet pas provokimit me trenin serb/ Vuçiç: Shqiptarët duan luftë. Mustafa: Nuk i tolerojmë provokimet

14 Janar 2017, 19:56Rajoni TEMA

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç akuzoi Prishtinën për një plan të detajuar për të ndezur konflikt duke ndaluar trenin e nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës.

“Nuk është as tank, as mjet ushtarak! Është një tren që synon të lidhë njerëz dhe qytete në përputhje me gjithë ligjet e botës dhe vlerat e Bashkimit Europian”, tha ai.

Sipas Vuçiç, forcat speciale të Kosovës u përpoqën të hedhin në erë hekurudhën, por plani u dështoi.

“Pas kësaj, i dërguan në Jarinjë për të ndaluar trenin, arrestuar makinistët dhe pasagjerët e tij, duke shkaktuar një konflikt të hapur”, deklaroi kryeministri serb.

Ai tha se vendimi për të ndalur trenin në Rashkë ishte i tij, për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

“Ndalimi i trenit në stacionin e Rashkës ishte vendimi im dhe jam krenar për këtë. Vendimi ishte për të shmangur dhunën, konfliktin, viktimat dhe për të ruajtur paqen”, u shpreh ai.

Kryeministri serb deklaroi se për këtë ka informuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini si dhe Rusinë e Kinën, ndërsa u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të ruajnë qetësinë.

“Do t’i informojmë se Prishtina po provokon për luftë. U bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të ruajnë qetësinë, ndërsa shqiptarëve u them që të mos provokojnë sepse Serbia nuk do të tolerojë”, deklaroi Vuçiç.

Mustafa: Kosova nuk toleron provokimet

Kryeministri Isa Mustafa doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku përshëndeti ndalimin e futjes në territorin e Kosovës të trenit të nisur nga Beogradi.

Ai e quajti provokim të pashembullt përpjekjen serbe dhe kthimi i trenit ishte gjëja më e drejtë.

“Kthimi mbrapsht i këtij treni është gjëja më e drejtë sesa futja në territorin e Republikës sovrane të Kosovës. Kosova nuk do të lejojë provokime të tilla”, tha ai.

Në lidhje me rastin, kryeministri sqaroi se ishin mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore për t’u përballur me situatën dhe se për rastin ishin informuar institucionet dhe misionet diplomatike ndërkombëtare.

“Kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar. Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime me krerë të institucioneve dhe misioneve diplomatike, në mënyrë që të pengojmë synimet e mbrapshta të Serbisë për të cënuar paqen në Kosovë”, tha ai.

Pak para Mustafës, ishte kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç që në një konferencë për shtyp akuzoi Prishtinën për nxitje të tensioneve.

8 komente në “Ndizen tensionet pas provokimit me trenin serb/ Vuçiç: Shqiptarët duan luftë. Mustafa: Nuk i tolerojmë provokimet”

  1. undefined says:

    Hahahahaha Vucic nuk po vjen te na e rruash nje here

  2. Shqipe says:

    Barbaret sllave e treguar perseri fytyren e piset qe kane. Nese duan lufte le ta provojn prap. Por kete her lufta do te zhvillohet ne territorin serb dhe jo me ne kosov.

  3. .......!!!!!? says:

    O te qifsha rracen ty kines dhe rusise,o buzevic,kallam shurre,

  4. moni says:

    Vetem mesjetaret sllave mund te pikturonin trenin lajle-lujle me shkrime ne gjuhet e vendeve qe nuk njohin pavaresine e Kosoves. Si nuk ju beri shosh amerikani ne ’99 qe te kishim shpetuar njehere e mire!

  5. foshnja says:

    na mbron amerika

  6. kuq e zi says:

    imagjinoni nje tren te niset nga frankfurti per ne paris i stolisur me portretet e hitlerit nga qeveria e gjermanise cdo te ndodhte
    une kete tren do e lija te hynte ne kosove dhe pastaj do i vija flaken keshtu serbia do kuptonte me qarte mesazhin
    serbia po kerkon lufte nqs politikanet tane do ta lene popullin te papergatititur dhe te pa armatosur jam i mendimit qe asnje pushke nuk duhej te ngrihej kunder serbise pa pastruar kete klase politike te papergjegjshme

  7. nani nani says:

    ja prit dhe nje cike moj kosovo sa te ndrohet mandati amerikan se putini pastaje do ta rrishikoje njecike kete muhabetin arnaut sherxhiun e ballkanit

  8. lelegu says:

    Sa te zgjuar jane keta serbet !!!! Pupupuu provokojne vete me trenin dhe thone pastaj provokon shqiptari!!! Cfare plehrash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje