Provokim i ri nga Serbia, nis një tren të dhuruar nga Rusia për në Mitrovicë

14 Janar 2017, 11:02Rajoni TEMA

Treni i Serbisë, dhuratë nga shteti i Rusisë, është nisur me pomozitet nga Beogradi për në Kosovë, saktësisht për në Mitrovicë.

Ky tren, i dekoruar me simbole nacionaliste, është nisur me pomozitet të madh, duke demostruar aspiratën hegjemoniste të Serbisë për mbajtjen e kosovës nën kontroll.

Në ceremoninë e rastit, në stacionin e trenit në Beograd, kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

Një grup njerëzish, kryesisht gazetarë, janë mbledhur në platformën e parë të stacionit hekurudhor në Beograd,  për të parë trenin e parë pas luftës të në linjën Beograd – Mitrovicë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric ka deklaruar se kjo linjë i përmbush kërkesat e të rinjve të Mirovicës që duan të mbajnë lidhjet me Beogradin.

Ai u është përgjigjur kritikave të Prishtinës se ky është një provokim i rëndë për Kosovën, për shkak se treni është dekoruar me simbole nacionaliste serbe.

“Treni nuk mund të jetë një provokim për Prishtinën, ashtu siç është e zbukuruar me trashëgiminë kulturore të botës”, tha Gjuric.

Linja hekurudhore Beograd – Mitrovicë që u promovua në Beograd nuk është licensuar nga institucionet e Kosovës, prandaj në Prishtinë konsiderohet ilegale.

Por, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka thënë se kjo është linjë testuese dhe do të funksionojë deri më 26 shkurt. Më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt ose jo.

Linja Beograd – Mitrovicë ishte përuruar edhe në vitin 2003, në kohën e fushatës zgjedhore në Serbi, mirëpo treni i kësaj linje nuk qarkulloi kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje