Pacolli nuk mjaftohet me lirimin me kusht: Haradinajt t’i fshihet emri nga Interpoli

12 Janar 2017, 14:12Rajoni TEMA

Lirimi me kusht i Ramush Haradinajt, nuk mjafton për kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Me anë një statusi në rrjetin social Facebook, ai thotë se emri i ish-kryeministrit të Kosovës duhet të fshihet nga listat e Interpolit.

“Sapo është liruar nga ndalimi policor, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Tani ai duhet të hiqet nga lista e Interpolit dhe të kthehet në vendin e tij, sa më parë”, shkruan Behgjet Pacolli në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje