Ramush Haradinaj del para gjykatës franceze, pritet vendimi

12 Janar 2017, 12:01Rajoni TEMA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të.

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt deklaroi se ka kërkuar lirimin me kusht të tij, deri në përfundimin e procedurave. Ministria serbe e drejtësisë i ka dërguar Francës të martën kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge.

Serbia thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm. Tashmë fjalën e fundit do ta thotë drejtësia franceze, e cila do të vendosë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi, apo do të lirohet.

Haradinaj u arrestua në datë 4 Janar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ku akuzohet për krime lufte në Kosovë. Presioni ka qenë i madh ditët e fundit, nga Kosova dhe Europa për lirimin e Haradinajt, por edhe nga Serbia ka lobuar fuqishëm, që kreu i AAK, të ekstradohet në Serbi.

Për lirimin e ish-komandatit të UÇK, nuk kanë munguar as protestat në Kosovë, Shqipëri, por edhe në shumë vende të Europës dhe Amerikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje