Veton Surroi: Katër arsye që fajësojnë shtetin e Kosovës për arrestimin e Haradinajt

10 Janar 2017, 18:25Rajoni TEMA
Veton Surroi: Katër arsye që fajësojnë shtetin e

1. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi është , nga këndi i pastër juridik, përpjekjepër rrëmbim të një qytetari të Kosovës me mjete juridike.
2. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e një qytetari të Republikës së Kosovës për krime të supozuara në Kosovë është, po ashtu ,veprim suspendues i autoritetit gjyqësor të Republikës së Kosovës.
3. Në që të dyja rastet, kemi të bëjmë me agresion ndaj të drejtave të qytetarëve të Kosovës, gjegjësisht rendit Kushtetues të vendit.
Autoritetet e Prishtinës dhe opinioni publik më kot ankohen për veprimet e të tjerëve, adresa është në Prishtinë. Të drejtat e qytetarëve të Kosovës nuk po mbrohen sepse ish kryeministri e tash presidenti Thaçi nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit, me të cilën Serbisë iu hap dera për në anëtarësim në BE. Në atë marrëveshje dhe marrëveshjet e tjera të dala nga ajo nuk ekziston njohja e sovranitetit të Kosovës; në to Kosova dhe Serbia ndajnë sovranitet në Kosovë. Rrjedhimisht, lejen Beogradit për kërkim ekstradim të Ramush Haradinajt , me veprimet e veta ia kanë dhënë Hashim Thaçi dhe vartësit e tij në negociatat e Brukselit.
4. Autoritetet e Kosovës nuk janë zgjedhur për të vajtuar. Janë aty për të mbrojtur interesat e vendit. Duke mos e bërë, qartazi e bëjnë veten të tepërt.

4 komente në “Veton Surroi: Katër arsye që fajësojnë shtetin e Kosovës për arrestimin e Haradinajt”

  1. Hasani says:

    O veton mushka ku te qon

  2. Edhe ti says:

    Ramushi nuk eshte qytetar dosido i kosoves o koktrashe ,ata dosido i nis gjermania me avion drejte e ne prishtine.Por ish -komandant i uck ,politikan i kompromentuar ,me nje te kaluar te dyshimte ,me deshmitare te varrosur ne dhe, dhe dy here i dale para gjyqeve,d.m.th aspak nje engjell .Zgjidhini me kujdes ata qe do te ju komandojne per 10 vitet e ardhshme para se te rrezikoni mandat -arreste te tjera

  3. Toni KS says:

    Dakord. E kuptuam qe rurali Hashim eshte i keqi, Ise Putini i shemtuari, po cili eshte i miri? Zgjodhe egzilin ne Qerret duke lene te keqen te rritet dhe metastazoje.

  4. kombi says:

    Ku jane kriminelet e Serbise ?? Perse keta politikane te dhjere nuk cojne ne Bruksel listen me emrat e krimineleve te tyre ??? . Rramushi te keqen e ka nga Kosova , armiqte e tij jane ata sot ne qeveri ,qe dinin ti merrnin postin Ramushit , duke spiunuar per ato qe Rramushi ka bere . SHQIPETARET I KANE ARMIQTE MES VEDIT ,NUK DUHET TI KERKOJNE ATO GJETKE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje