Pamjet e pabesueshme: Ngrin “Danubi Blu”

14 Janar 2017, 02:10Sociale TEMA

I gjatë rreth 2 860 kilometra, Danubi është lumi i dytë më i gjatë në Europë, por edhe një nga arteriet ujore kryesore të saj.

Megjithatë, temperaturat e ulëta të ditëve të fundit, kanë bërë që një pjesë e tij të ngrijë.

Këto pamje të filmuara nga ajri në Budapest, Hungari, tregojnë se si ka ngrirë një pjesë e këtij lumi, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në 18 gradë nën zero.

Ndërkohë, autoritetet kanë ndërprerë edhe lëvizjen e mjeteve lundruese në lumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje