“Ndëshkuesi” pastron veset: Pas drogës u heq pornografinë!

16 Janar 2017, 15:10Lifestyle TEMA

Rodrigo Duterte duket se e ka ndarë mendjen që të bëjë një shtet pa vese.

Pasi nisi luftën kundër përdoruesve të drogës muaj më parë, duke vrarë mijëra njerëz, ai ka marrë një tjetër vendim.

Prej ditës së sotme do të bllokohen gjithë faqet pornografike në Filipine.

Të gjitha ata që tentojnë të hapin një faqe porno do të dërgohen në një faqe ku thuhet “Ky uebsajt është bllokuar në sajë të ligjit n.9775, ose ligjit kundër pedo-pornografisë”.

Faqja e njohur Pornhub tha pak ditë më parë në raporton vjetor se filipinasit ishin përdoruesit që qendronin më gjatë në një faqe pornografike, 12 minuta e 45 sekonda mesatarisht.

Kjo gjë duket se e ka fyer Duterten që mori masën drastike.

1 komente në ““Ndëshkuesi” pastron veset: Pas drogës u heq pornografinë!”

  1. ..... says:

    AH TI QEKE BIRINXHI MER BAB.HALLALL TA BOFT ZOTI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje