Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike për t’i kthyer një përgjigje zyrtare provokimeve serbe.
Kryedemokrati Basha gjatë një konference për shtyp nga selia blu i ka cilësuar provokimet serbe, duke filluar nga treni serb, arrestimi i Haradinajt e deri tek ngritja e murit në Mitrovicë si një skenar i mirëpërpunuar.
“Incidenti dhe provokimi me trenin, gjuha që pasoi, përdorimi i fletarrestit të vjetër për arrestimin e Haradinajt dhe ndërtimi i një muri në Mitrovicë janë pjesë e një plani i cili shkon përtej propagandës. Përgjigja i takon qeverisë shqiptare. Partitë politike duhet të jenë të bashkuara”, u shpreh Basha.
Basha u ka bërë thirrje BE dhe NATO që të kenë një reagim të qartë dhe të prerë që konfirmon përkushtimin e tyre në Ballkan. Gjatë deklaratës së tij Basha ka akuzuar dhe kryeminisrtin Rama se po bën detyrën e tij ashtu siç duhet, duke mos pasur një qëndrim zyrtarë për këtë çështje.
Sipas tij, Rama nuk duhet të mjaftohet vetëm nëpërmjet një deklaratë në Facebook.
Basha, merr ca brekëgrisur nga Bathorja, jepu nga një pesëmijshe dhe nisi drejt Beogradit, që t’i shpëtojë shurra, Vuçiç e serbëve…(???!!!) Hahahahahahahahaaaaa…..njëri më koqe kandari se tjetri…!
ik mor shkerthate , ti duhetbte besh burg per vjedhje dhe vrasje….per kosovenka kush mendon….